Futboll Seria A Sport

EMRE CAN DREJT BUNDESLIGAS/ Juventusit i hapet rruga për goditjen e madhe…

Emre Xhan dhe Juventus tashmë janë gati të “ndahen”. Mesfushori gjerman i refuzuar nga Mauricio Sarri, i cili nuk e përfshihu në listën e Ligës së Kampionëve, po bëhet gati të nisë një aventurë të re në Gjermani te Dortmundi.

emre xhan

Kjo është një marrëveshje e madhe për Juventusin, që e afroi lojtarin me kosto zero, pasi kontrata i kishte skaduar te Liverpuli. Tashmë “Zonja” do të fitojë 30 milionë euro nga shitja e tij, më saktë: 1 milionë për huazimin, 26 për detyrimin e blerjes dhe 3 për bonuset.

Siç raporton “Tuttosport”, me këtë shitje Juventusi ka hapur rrugën për goditjen e madhe në merkaton e verës, Pol Pogba. Paratiçi tashmë është gati të hidhet në sulm total, për të siguruar shërbimet e francezit në verë.

Related posts

LIVERPOOL NË KRIZË/ Kampionët e Anglisë mposhten nga Burnley në “Anfield”

Delo.autor

E BUJSHME/ Ronaldo refuzoi 6 milionë euro në vit për të reklamuar këtë vend, pastaj edhe Messi

Delo.autor

Brazili do të shfrytëzojë hapësirat e Tottenhamit para udhëtimit në Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment