Futboll Seria A Sport

“ËNDRRA EVROPIANE PËRFUNDOI BABI”/ Chicharito nuk mban dot lotët (VIDEO)

Javier Chicharito Hernandez vendosi që pas 10 vjetshë të largohej nga Evropa për të vazhduar karrierën e futbollit në Amerikë.

Sulmuesi i njohur meksikani që ka mbrojtur ngjyrat e Machester United, Real Madrid dhe Bayern Leverkusen në Europë, u transferua tek skuadra e La Galaxy në MLS.

Sigurisht që ky vendim nuk ka qenë i lehtë për Chichariton dhe një bisedë telefonike me babanë e tij, ku i tregonte që ëndrra evropiane mbaroi, ka marrë vëmendje të madhe.

31 vjeçari i tha babait të tij: “Është e sigurt që do të shkoj te LA Galaxy. Çdo gjë është perfekt, babi, thjesht… më duket sikur është fillimi i fundit të karrierës time. Ëndrra evropiane përfundoi babi, por nuk dua të mërzitesh.

Kemi arritur shumë gjëra bashkë, tani do të jemi më afër. Do t’iu takoj më shpesh”, i tha mes të tjerash Chicharito babait të tij. Dhe në momentin kur i ati, së bashku me mamanë po i kthenin përgjigje, sulmuesi shpërtheu në lot dhe video e këtij momenti, është bërë menjëherë virale në internet.

Related posts

DUAN CHAMPIONSIN/ MILANI panë “mesfushorit vrasës”, emri i madh vjen nga Anglia

Isa.Autor

MILAN MERR LAJMIN E MIRË/ Gati për në fushën e blertë, rikuperohet nga dëmtimi…

Delo.autor

E BUJSHME/ Në “radarët” e ekipeve të mëdha, Reali i Madridit nis kontaktet me Çelsin për Armando Brojën

F.autor

Leave a Comment