Futboll Seria A Sport

ERDHI NGA ERRËSIRA PËR TË “RINGJALLUR” MILAN/ Ante Rebić: Ibrahimoviç dhe Kjaer po na ndihmojnë shumë!

“Heroi” i ri i Milanit në sfidën kundër Udinezes Ante Rebiç është treguar tepër i përmbajtur pas dopietës së tij, e cila i dha “Djallit” fitoren e tretë radhazi.

Në prononcimin pas takimit, 26-vjeçari theksoi se skuadra është plotësuar me futbollistë me karakter si: Ibrahimoviç, Kjaer dhe Begoviç. Pavarësisht “dhuratës” së madhe që i bëri tifozëve të Milanit sot, Rebiç shton se ekipi duhet të vazhdojë të grumbullojë sa më shumë pikë.

“Jam i kënaqur sepse, i pata mundësitë e mia dhe shënova. Në takimet e fundit, kam treguar se çfarë mund të japë nga vetja, por rëndësi mbi të gjitha kanë 3 pikët. Kemi marrë lojtarë me personalitet si: Ibrahimoviç, Kjaer dhe Begoviç, që po na ndihmojnë shumë. Tani po i shikoni rezultatet. Nuk dua të flas për golat e mi, duhet të mendojmë për çdo ndeshje në vazhdimësi dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë”,

Rebiç shënoi sot kundër Udinezes 2 golat e parë me Milanin që kur u transferua nga Eintrahti i Frankfurtit.

Related posts

Iku te PSG-ja për të fituar Championsin, tifozët e Juventusit tallen keq me Dani Alves

Q.Autor

FINALJA “EURO 2020″/ Pas një harkimi në zonë nga këndi, Bonucci ndëshkon Anglinë në “Wembley” (VIDEO)

Delo.autor

“SHPËRTHEN” FESTA NË “ANFFIELD”/ Pozicion i dyshimtë, Salah “gozhdon” Manchester Cityn (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment