Futboll Sport

“ËSHTË E BEZDISSHME…”/ Sarri: Fakti që Messi ka më shumë “Topa të Artë” se Ronaldo! (FOTO)

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri mendon se me të vërtetë e bezdisshme që Messi ka fituar më shumë “Topa të Artë”, krahasuar me superyllin Cristiano Ronaldo.

Kujtojmë që në dhjetor Leo Messi triumfoi për herë të gjashtë në karrierë duke “rrëmbyer” çmimin prestigjioz, shkruan “Goal”.

Polemikat u shtuan shumë pasi Ronaldo ndihmoi Juventusin të fitonte titullin e 8-të radhazi në Serie A, ndërsa Portugalia triumfoi në Ligën e Kombeve. Pavarësisht kësaj Messi triumfoi përballë CR7-tës.

“Unë do të doja të ndihmoja Cristianon të fitonte për herë të gjashtë “Topin e Artë”. Është me të vërtet e bezdisshme të mendosh që dikush tjetër (referuar Leos) të fitojë më shumë këtë çmim prestigjioz krahasuar me CR7-tën. Cristiano e meriton Topin e Artë”, u tha Sarri gazetarëve pas ndeshjes në Torino.

E ardhmja e Topit të Artë? “Dybala do të jetë një nga pretendentët në vitet e ardhshme. Unë mendoj kështu. Dybala është një lojtar më i mirë”, përfundoi Sarri.

Related posts

VIDEO/ Leo Messi ‘magjik’ edhe kur ishte vetëm 12 vjeç

Q.Autor

“JEMI GATI PËR KAZAKISTANIN”/ Amir Abrashi: Humbjen me Lituaninë po e vuajmë akoma

Delo.autor

“KAM PASUR 10 DITË KOHË PËR TË PUNUAR ME EIKIPIN”/ Flet Pioli pas disfatës me Romën: Mendoj se dëshira nuk na ka munguar…

Delo.autor

Leave a Comment