Futboll Ligue 1 Sport

FITUESI I KUPËS SË BOTËS “RUSI 20218″/ Mbappe zbulon tre idhujt e tij në futboll

Kylian Mbappe është hapur për “heronjtë” e tij të fëmijërisë, duke zgjedhur trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, si idhullin më të madh, që ka pasur në fillim. 21-vjeçari është bërë një nga më të njohurit në futbollin botëror gjatë viteve të fundit. Tashmë është fitues i Kupës së Botës me Francën (2018) dhe i çdo trofeu të brendshëm me PSG. I lindur në vitin 1998 dhe rritur në Bondy, periferi e pafavorshme në veri-lindje të Parisit, Mbappe përkoi në fëmijërinë e tij me kohën kur Zidane ishte një superstar global.

I pyetur për futbollistët që admironte më shumë, teksa rritej, talenti francez tha: “Epo, unë kam pasur disa faza rritjeje. Si fëmijë kam adhuruar Zidane. Nëse je djalosh i ri dhe francez, idhulli juaj është patjetër Zidane. Më pas kam simpatizuar Cristiano Ronaldon, kam pasur fatin të takohesha atëherë me të. Erdhi një kohë kur kisha idhull brazilianin Ronaldo, për mënyrën se si ai luajti. Tashmë dua të lë atë lloj shenje, me vlerat e mia, si një mesazh në historinë e futbollit”.

Related posts

AKUZON JUVENTUSIN/ Gazetari italian: “Zonja e Vjetër” kontrollon VAR-in, kjo për arsyen…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Partizani bëhet anëtar Shoqatës së Klubeve Europiane

Delo.autor

E ARDHMJA E MESFUSHORIT KESSIE NË DILEMË/ Trajneri Simeone ka një plan për të bindur Milan-in, ja detajet…

Delo.autor

Leave a Comment