Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“PRITSHMËRITË NDRYSHUAN PAS EURO 2016″/ Ndihmësi i Rejës: Projekt super, Shqipëria po rritet në… mbrojtje

Sergio Porrini është ndihmësi i parë i Edoardo Rejës te kombëtarja e Shqipërisë. 51-vjeçari ishte pjesë e Juventusit në 1996, vit kur bardhezinjtë fituan për herë të dytë dhe të fundit trofeun e Champions League.

Ish-mbrojtësi fitoi kupa edhe me Rangers në Skoci, teksa punon te Shqipëria prej prillit të vitit të kaluar. Zv trajneri i kuqezinjve flet për mediat italiane rreth aventurës në tokën e shqiponjave, duke treguar ambiciet e mëdha.

“Shqipëria ka një projekt të bukur, që përfshin rritjen dhe dërgimin e kombëtares në nivele të larta. Pritshmëritë ndryshuan pas Euro 2016 dhe drejtuesit e futbollit kanë investuar shumë. Ka një dëshirë të madhe për t’u rritur dhe një projekt specifik për të qëndruar lart. Po rritemi, sidomos në aspektin defensiv.

Kemi shumë mbrojtës interesantë si Kastriot Dermaku, Marash Kumbulla dhe Berat Djimsiti, përveç portierëve Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha. Është e rëndësishme që ata të dallohen në kampionate të nivelit të lartë. Kjo i ndihmon të përmirësohen.

Duam që kualifikimi në Euro 2016 të mos mbesë një rast i izoluar, shpresojmë të formojmë një grup të aftë për të qëndruar gjatë në nivele të larta. Në këtë sens, modeli jonë është Irlanda, që gjithmonë ka arritur të ndërtojë hapësirën e saj në një nivel kontinental vitet e fundit. Ka shumë entuziazëm në Shqipëri dhe po punojmë për të zbuluar talente të reja“, deklaron Porrini.

Related posts

VITET KALOJNË, ROBBEN MBETET I ZAKONSHMI/ Kampioni holandez nuk ndryshon stilin e golave (VIDEO)

Delo.autor

“PLAS” TEK BEITAR PAS ELIMINIMIT NGA TEUTA/ Presidenti shkarkon trajnerin sapo zbriti nga avioni

Delo.autor

“PLAS” TEK LACIO/ Ylli i skuadrës sulmon Lotiton: Kanë para për avion, por rrogat nuk na i japin

Delo.autor

Leave a Comment