Futboll Seria A Sport

FRENIM I PAPRITUR I INTER PËR JANG/ Fitojnë terren Giroud dhe Eriksen, negociatat që duhet të…

Negociatat që duhet të transferojnë Eshli Jangun tek Interi ngjasojnë gjithmonë e më shumë me një park lojërash. Fillimisht akordi i gjetur me futbollistin, më pas frenimi i Ed Uduard (administratori i deleguar i Mançester Junajtid) dhe tani fjalët e radhës nga Ole Gunar Solskjaer.

eshli jang

“Kemi shumë lojtarë jashtë forme, ndaj kemi nevojë për forcat në dispozicion. Eshli është kapiteni ynë, ka shumë zëra përreth tij por ai sillet gjithmonë në mënyrë profesionale dhe nuk mendoj se do të largohet në janar”. Ndërkohë që kanë pësuar ndryshime edhe për pistat që drejtojnë tek Olivie Zhiru dhe Kristian Eriksen.

JANG – Meqenëse kontrata i skadon në qershor, Interi mund ta bllokojë për sezonin e ri Jangun, por edhe në këtë rast trajneri i “Djajve të kuq” nuk ndihet i shqetësuar, megjithëse ka thirrur përpara kohe nga huazimi të riun Bortuiç-Xhekson:

Manchester-United-star-Ashley-Young-1226609

“Do të flasim së bashku edhe për këtë, të shohim në çfarë pike do të jemi deri atëherë”. Interi i ofron Jangut një kontratë 18-mujore me shifra më të larta që Junajtid do i garantonte me një rinovim: Marota dhe Auzilio po shpresojnë ta kenë në janar, ndoshta edhe kundrejt një pagese, por është një profil i pëlqyer edhe për sezonin 2020-’21.

ERIKSEN – Vazhdon puna e drejtuesve zikaltër edhe në frontin “Eriksen”, emri i fundit që ka hyrë në orbitën interiste: do të udhëtojë drejt Milanos, brenda 48 orëve të ardhshme, menaxheri i lojtarit, për të gjetur një akord me Interin. Udhëtim që tregon se marrëveshja është më shumë se një ëndërr.

Eriksen

Marota i ka propozuar klubit londinez një ofertë prej 20 milionë eurosh për të mposhtur konkurrencën, mes të cilëve edhe të Mançester Junajtid, pavarësisht se dëshira e futbollistit është të largohet nga Premier Liga. Përflitet edhe një shkëmbim me Matias Vesinon. Pritet OK i Murinjos për të nisur bisedimet.

 ZHIRU – Te zikaltrit po studiojnë terrenin edhe për t’i gjetur Kontes një alternativë në sulm. Shkëmbimi Jorente-Politano me Napolin nuk ka avancuar kurrë në drejtim pozitiv, ndaj është rikthyer vëmendja tek Olivie Zhiru. Trajneri Frenk Lampard i ka treguar derën: “Me kushtet e duhura mund të largohet, nuk mund ta mbaj”.

Zhiru

Drejtuesit interistë janë takuar me përfaqësuesit e lojtarit për të arritur akordin për dy sezone e gjysmë: tani menaxheri i tij do kërkojë uljen nga Çelsi, që kërkon 10 milionë, tepër për një lojtar në skadencë kontrate.

Related posts

Burnley 0-1 Man United/ Publikohen notat e lojtarve

Q.Autor

SFIDA NDAJ SPEZIA/ “Kuqezinjtë” marrin tre lajme të mira nga stërvitja. Pioli përgatit ndeshjen e radhës me buzëqeshje

Delo.autor

Imami zbulon sekretin: Ja çfarë na tha Paculti pas eliminimit në Kupë

Sadik.Autor

Leave a Comment