Futboll Seria A

Blerja e verës po përshtatet tek Interi, ja kush e ka befasuar nga shokët e ekipit

Henrique Dalbert ishte një nga afrimet më të bujshme në merkaton verore të Interit, por deri tani braziliani nuk i ka përmbushur aspak pritshmëritë për të.

Ai ka luajtur shumë pak takime si titullar, në shumicën e të cilëve nuk ka bindur, por thekson se ka pasur vështirësi në përshtatje dhe se shumë shpejt do të rikthehet të shpaguajë besimin e klubit.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Interit dhe dua të qëndroj gjatë në Milano. Nuk e kam nisur në mënyrën e duhur, por kjo ka ardhur për shkak të përshtatjes me Serinë A, që më duhet ta pranoj se nuk është aspak e thjeshtë. Po punoj shumë në çdo seancë dhe të gjithë po më ndihmojnë të ambientohem sa më shpejt. E ndiej se jam përmirësuar në krahasim me ditët e para në Milano, por ka ende punë. Me shokët e ekipit kaloj shumë mirë, pasi janë të gjithë profesionistë dhe djem të shkëlqyer. Më ka befasuar Skriniar, pasi nuk e njihja fare, por po tregon një nivel të jashtëzakonshëm loje”, u shpreh anësori brazilian.

Related posts

“NUK DUAM T’I TREGOJMË OBJEKTIVAT PARA KAMERAVE”/ Trajneri i Vllaznisë: Të punojmë me modesti dhe përulje

Delo.autor

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Manchester City ofron 85 milionë euro për yllin e Serie A…

Delo.autor

PORTIERI BERISHA DREJT SERIE A/ Trajneri De Biasi e “bekon: Jep siguri dhe di të komandojë mbrojtjen

Delo.autor

Leave a Comment