Futboll Sport

FUTBOLL DHE MUZIKË/ Andi Lila zbulon detajet dhe të ftuarin special në miqësoren solidarizuese

Këtë të premte, 10 janar 2020 do të organizohet takimi miqësor mes veteranëve të futbollit të Shqipërisë, Turqisë, Greqisë dhe Italisë.

Nën kauzën “Luajmë dhe rindërtojmë sëbashku”, emra të rëndësishëm të futbollit tonë do të zbresin në fushë së bashku me legjenda të Turqisë që u rendit në vendin e 3-të në Kupën e Botës 2002, Kampionëve të Europës në vitin 2004, Greqisë dhe Italinë kampione bote në vitin 2006.

Një organizim, ku të ardhurat do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, teksa kreu i sindikatës së futbollistëve shqiptar, Andi Lila ka zbuluar në studion e “Ditë e Re” në Rtv Ora detajet nga ky aktivitet madhështor.

Kjo ndeshje është menduar që të jetë me dy gjysmëfinale, me nga 30 minuta. Shqipëria do të jetë ekipi i parë që do të zbres në fushë. Në fillim do të hidhet një short dhe Shqipëria nuk e di se kë do të ketë kundërshtar. Ishin rreth 150 futbollistë veteran, por dikujt i ka ngelur hadri, pasi në fushë do të zbresin 11 lojtarë. Nga unë i pari, do ta blejmë biletën. Të gjithë duket të kontribuojnë për këtë kauzë. Do jenë dy gjysmëfinale me 30 minuta, si dhe finalja me 30 minuta. Do të jetë i ftuar special DJ Vin Veli. Nuk e përzgjodhëm as Ansi Agollin. Është një ndër shokët më të mirë që kam pasur në sport. Shpresoj që t’i mbetet hadri, pasi ai nuk mërzitet kurrë,” tregon Lila.

Related posts

Kanosja me thikë e trajnerit Migen Memelli, reagon KF Tirana: Do marrim masa

Sadik.Autor

DEL VIDEO/ Koço Kokëdhima dhe stafi i Apolonisë futen në dhomat e gjyqtarëve pas barazimit në minutën e fundit

F.autor

Juventus në epërsi ndaj Fiorentinës me një supergol (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment