Futboll Kategoria Superiore Sport

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Bylis tenton të marrë dy ish-lojtarët e “Bardhebluve”…

Dorian Kërçiku nis stërvitjen me Bylisin. Një ditë pasi u prezantua, mbrojtësi i është bashkuar edhe grupit në “Adush Muça”. Skuadra ka kryer dy seanca me ritëm të lartë dje, ndonëse mungonte Veljko Dovedan. Trajneri ka udhëtuar drejt Bosnjës për një kurs që do të mbahet prej UEFA-s.

Ai do të ketë rolin e lektorit, ndaj edhe ekipin ia ka besuar stafit të tij. Ishin Ahmetaj dhe Sino që e drejtuan stërvitjen, ndërsa sot frenat do t’i marrë vetë boshnjaku. Në një kohë që ekipi po vijon përgatitjet intensive në fushë, drejtuesit janë përqendruar te merkatoja.

Me Opokun, Celisin, Mishelin dhe Turabov (ky i fundit ka mbetur ende pezull, pasi kontrata e huazimit i mbaron në fund të sezonit) të larguar, klubi pret që të pasurojë organikën me elementë me peshë. Dorian Kërçikun e blinduan, por tani presin edhe Eni Imamin dhe Bedri Grecën. Ballshiotët po shohin edhe në Maqedoni apo vende të Ballkanit për të gjetur të duhurit.veljko dovedan

Një gjë është e sigurt, klubi po punon edhe për 3 afrime të tjera. Bylisi nuk po kursehet, pasi synimet i janë shtuar. Do tentohet maja e renditjes në elitë, por edhe Kupa e Shqipërisë. Jo vetëm një formacion i fortë, por edhe një stol solid, ky është parimi i ballshiotëve dhe vetë Dovedanit.

Miqësoret – Bylisi ka nisur stërvitjet që më 3 janar dhe gjatë kësaj periudhe kanë planifikuar edhe disa miqësore. E para do të jetë këtë të shtunë dhe kundërshtar kanë zgjedhur Apoloninë (që do të zhvillohet në një nga fushat e qytetit të Fierit).

Related posts

Nuk do ta besoni çfarë bën Robert Lewandowski pas shënimit të golave

Sadik.Autor

Ish-lojtari i Lushnjës i shënon Steauas në Rumani, feston edhe me shqiponjë

Isa.Autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Daja me “dhimbje koke” prej dëmtimeve, ja formacioni i mundshëm ndaj Tiranës…

Delo.autor

Leave a Comment