Futboll Seria A Sport

GJIGANTI ITALIAN SHFRENON FANTAZINË/ Pronoton Guardiolën dhe Mbappe për sezonin e ri…

Juventus ëndërron emra të mëdhenj për verën.

Siç shkruan gazeta italiane “La Republica” në listën e dëshirave të bardhezinjve bëjnë pjesë një sulmues dhe një trajner. Puna e bërë nga Mauricio Sarri duket se nuk kanë bindur torinezët, të cilët mësohet se do të hidhen në sulm për të firmosur me Pep Guardiolën.

Spanjolli është i pakënaqur tek kampionët e Premier League dhe një ofertë nga Juventus pritet ta largojë nga “Etihad Stadium”. Por, Guardiola nuk është dëshira e vetme e Juventusit për merkaton e verës. Kylian Mbappe është padyshim objektivi i shumë skuadrave europiane dhe kampionët e Seria A nuk mund të mbeteshin pas.

Megjithatë, fillimisht duhet të mposhtet konkurenca e Realit të Madridit apo klubeve angleze për të bindur më pas PSG-në që ta lë të lirë për një shifër “modeste”.

Related posts

LIVE/ Liga e Europës: Olimpiakosi shokon MILANIN, grekët kalojnë në avantazh me një SUPERGOL(VIDEO)

Isa.Autor

Atletico paralajmëron: Simeone është “i paprekshëm”!

Q.Autor

Joachim Löw: Kam gati një plan special, pa detajet jemi ekip mesatar

Sadik.Autor

Leave a Comment