Futboll Seria A Sport

I JASHTËZAKONSHËM/ Shikoni “MAGJINË” e Ilicic nga 50 metra largësi në fitoren e Atalantas (VIDEO)

Josip Ilicic mund ta ketë shënuar golin e vitit në gjysmë të sezonit aktual në Serie A, në triumfin e thellë të Atalantas 7:0 kundër Torinos të shtunën në Bergamo.

Ilicic shkëlqeu duke shënuar het-trik në këtë takim, por goli i tij nga goditja e dënimit në një largësi prej 50 metrave i ka pushtuar ballinat, raporton Gazeta Express.

Në minutën e 53-të, anësori slloven e pa portierin e Torinos Salvatore Sirigu tek e kishte braktisur portën dhe reagoi me shpejtësi duke gjuajtur dhe shënuar gol të mrekullueshëm në fillim të pjesës së dytë.

Golat e tjerë u shënuan nga Luis Muriel (2), Robin Gosens (1) dhe Duvan Zapata (1).

Me këtë fitore madhështore, Atalanta barazohet me pikë me Romën në pozitën e katërt, por me një ndeshje më shumë.

Related posts

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Molde-Arsenal. Rezultati 0-3

Delo.autor

Mancini zbulon skuadrën e Italisë, rikthehet Balotelli

Sadik.Autor

MANCHESTER UNITED-PSG/ “Miqtë” kalojnë në avantazh, shënon Kimpembe

Delo.autor

Leave a Comment