Futboll Seria A Sport

INTER-CAGLIARI/ Conte kërkon të rikthehet te fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Inter vjen pas dy barazimeve radhazi në Serie A dhe ditën e sotme do të provojë të rikthehet te fitorja ndaj Cagliarit në shtëpi. Trajneri Conte ka zgjedhur edhe formacionin për këtë takim, ku bie në sy Ashley Young. Anglezi do të debutojë me fanellën zikaltër, teksa së bashku me Biraghin do të mbulojnë krahët.

Bastoni është ndryshimi tjetër në krahasim me ndeshjen e fundit, me mbrotjësin e talentuar që i besohet një vend titullari. Borja Valero do të luajë në mesfushë në vend të Brozovic, ndërsa së bashku me spanjollin luajnë dhe Barella e Sensi.

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Young, Barella; Borja Valero, Sensi, Biraghi; Lautaro Martinez, Lukaku;

Cagliari (3-5-2): Cragno; Faragò, Walukiewicz, Klavan; Nandez, Nainggolan, Oliva, Ionita, Pellegrini; Simeone, Joao Pedro;

Related posts

Partizani firmos me një talent 19 vjeçar, vjen nga klubi i Egnatias

Isa.Autor

Firmino shënon gol të bukur pas asistit të Salah

Q.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Rol “alla Ferguson”, Allegri “pikturon” Juventus pa… Ronaldon

Delo.autor

Leave a Comment