Futboll Seria A Sport

I “THUR” ELOZHE/ Gatusso: Të rrallë lojtarët si Hysaj, ka shtatë vite që luan kështu

Napoli siguroi një fitore të thjeshtë në mesjavë përballë Perugias (2-0) dhe u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Ekipi i Gattusos do të tentojë të njëjtën gjë nesër përballë Fiorentinës në “San Paolo”, duel që nis në orën 20:45.

Trajneri i Napolit është ndalur te Elseid Hysaj në konferencën e tij për shtyp. Shkodrani ka rifituar postin e titullarit dhe po aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes në skemën 4-3-3 të Gattusos.

Kalabrezi flet fjalë pozitive për kapitenin e kombëtares shqiptare dhe konfirmon besimin që ka ndaj tij.

“Në këtë moment, Hysaj e interpreton rolin e tij si pak lojtarë të tjerë. Ka shtatë vite që luan në mbrojtjen me katër lojtarë dhe po paraqitet shumë mirë“, thekson trajneri i Napolit.

Related posts

BOTËRORI/ Shtanget Gjermania, Japonia dhuron befasinë e radhës

F.autor

Manchester United ofron 60 milionë euro për Kovaçiç, mesfushori kroat…

Isa.Autor

“BOMBA” QË NDALI NDESHJEN/ Tentoi të hyjë në fushë në finalen e Super Bowl, arrestohet bukuroshja (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment