Futboll Seria A Sport

“IBRA DO TË ISHTE ARGËTUAR TEK BOLOGNA”/ Flet Mihajloviç: Para se të vendoste ai më…

Zlatan Ibrahimoviç u rikthye te Milani dhe është gati për një nga sfidat e fundit në karrierën e tij të suksesshme.

Para firmës me kuqezinjtë, në mediat italiane flitej se dhe Bolonja ishte e interesuar për shërbimet e suedezit dhe këtë e ka zbuluar trajneri serb Sinisha Mihajloviç.

Në një intervistë për “Sportweek”, serbi është shprehur: “Po, jam zhgënjyer që Ibra nuk erdhi te Bolonja, këtu do të ishte argëtuar më shumë. Skuadra do të ishte vënë në shërbimin e tij. Por nuk ka asgjë për t’u qortuar. Ai më tha se nëse do të zgjidhte Bolonjën do ta bënte për mua. Por ndikuan edhe çështjet familjare në zgjedhjen e tij”.

“Ai më telefonoi përpara se të vendoste dhe është treguar njeri i fjalës. Do mbetet një mik për mua”, përfundon Mihajloviç.

Related posts

“AROMË DOPINGU/ Skena e çuditshme në tunel, çfarë kanë futur në hundë rusët?

Isa.Autor

TRAJENRI I RI I “DEMAVE”/ Lerda mbërrin ne ambientet e Partizanit (FOTO)

Delo.autor

Zbllokohet sfida/ Insigne dërgon Napolin në avantazh me një SUPERGOL (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment