Futboll Seria A Sport

INTER NË ANKTH/ “Demi” Lautaro pritet të humbasë sfidën ndaj Lazios dhe…

Barazimi Inter-Cagliari rrezikon t’i kushtojë shtrenjtë klubit zikaltër. Lautaro Martinez, i dëbuar nga fusha me karton të kuq, pritet ta paguajë çmimin e përplasjes së ashpër verbale me gjyqtarin. Vetëm në bazë të ndëshkimit teknik, ai nuk nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës së Serie A, në Udine. Por, ajo kundër Udinese mund të mos jetë ndeshja e vetme pa argjentinasin. Pritshmëritë janë që sulmuesi në fjalë të pezullohet edhe për të paktën dy ndeshje të tjera.

Kjo nënkupton se Interi duhet të bëjë pa goleadorin e vet në tri ndeshjet e ardhshme në total. Këtë parashikim e ka bërë sot “Gazzetta dello Sport”, duke iu referuar kodeve të drejtësisë sportive në Itali. Pra, përveç derbit të Milanos, Lautaro pritet të humbasë edhe përplasjen e rëndësishme në “Olimpico”, kundër Lazio, një rival i drejtpërdrejtë për titull me Juventusin, në dritën e rezultateve të jashtëzakonshme, të marra nga skuadra bardhekaltër. Mungesa e sigurt në “Dacia Arena” do të thotë që që Lautaro të luajë që nga minuta e parë në Kupën e Italisë, në “San Siro”, kundër Fiorentinës (dënimet ë kampionat nuk konsumohen në kupë).

Kësisoji, duhet të jetë Lukaku, sulmuesi që do të pushojë nesër, me Sanchez gati të “çiftohet” me argjentinasin. Antonio Conte, i cili ishte protagonist me protesta të forta ndaj gjyqtarit Manganiello, pritet ta “kalojë lumin” me një gjobë. Nëse konfirmohet diçka e tillë, trajneri nga Salento do të jetë rregullisht në pankinë, për t’i udhëhequr që aty (jo nga tribuna) lojtarët e tij, që absolutisht kanë nevojë për një fitore.

Related posts

KUALIFIKIMI NË 2020/ Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot ndeshjen historike, përballet me Anglinë

Delo.autor

KA PASUR FATIN TË LUAJË ME TË DY/ Dybala: Me “Pleshtin” gabova. Ronaldo duket si mburravec, por…

Delo.autor

Inter-Roma, ndeshja e “San Siro”-s premton gola

Q.Autor

Leave a Comment