Futboll La Liga Sport

“ISHA I PARALAJMËRUAR”/ Talenti i Realit e pranon: Këtu një ditë je Pele, ndërsa ditën tjetër…

Vinisius Zhunior është një nga lojtarët që premton shumë për të ardhmen dhe po përpiqet të gjejë minuta te Real Madridi.

Ky sezon nuk ka qenë shumë i mirë për sulmuesin brazilian, i cili nuk është aktivizuar shumë nga tekniku Zidan.

Megjithatë një intervistë të dhënë së fundmi, lojtari ka thënë se ishte paralajmëruar për këtë situatë te madrilenët. “Unë jam i qetë dhe gjithmonë do të punoj fort për të dhënë më të mirën. Unë jam i njëjti çfarëdo që të ndodhë, gjithmonë jam i qeshur.

Marselo më kishte paralajmëruar, se këtu një ditë je Pele, ndërsa ditën tjetër nuk luan, pra qëndron në stol.”, u shpreh Vinisius.

Related posts

VIDEO/ Në Itali ndodh gabimi i javës, lojtari shpëton golin me dorë. Gjyqtari injoron VAR-in

Q.Autor

Chelsea në kundërsulm, Sarri kërkon Isco ose Asensio në këmbim të Hazard

Sadik.Autor

Atletico Madrid ka gati 20 milionë euro për sulmuesin e Milanit, pritet miratimi i Elliott

Isa.Autor

Leave a Comment