Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ INTERI test force kundër sulmit ATOMIK të PSV. Mbrojtja zikaltër në “provim”

Për fat është Barcelona me Mesin, Pikenë e Umtitin. Ai rezultat 4-0 i “pamëshirshëm” i katalanasve në debutimin europian ka zbutur disi PSV-në. Përndryshe, zikaltrit duhet të udhëtonin drejt Eindhovenit jo pa frikë. Mbi të gjitha, Handanoviçi dhe prapavija: skuadra e Van Bomelit është një tren pa frena, që në Holandë nuk po di të ndalet.

Shtatë fitore nga shtatë prej startit të kampionat, përfshi ndaj Ajaksit. Por, në fund të fundit, nuk është kjo statistika më e frikshme. Peshon më shumë numri 26: njëzet e gjashtë gola në 7 ndeshje për një mesatare prej rreth 3,7. Interi ka shënuar 10, Juventusi 16, Siti i Guardiolës 21, vetëm PSG ka më shumë (27, në 8 ndeshje): si mesatare Nejmar me shokë qëndrojnë poshtë, holandezët kanë sulmin më të mirë në Europë. Luajnë me “tredhëmbësh”: 20-vjeçari Berguijn në të djathtë (4 gola); meksikani Lozano në të majtë (5); Luk De Jong në qendër, edhe pse jo si “pykë” (5). Plus ndihmën, në veçanti prej goditjeve të dënimit, të uruguaianit Gaston Pereiro (5 gola) dhe numri shkon në 19 gola për 4 lojtarë.

PRAPAVIJA ZIKALTËR

“Mirë se erdhët në shtëpinë tonë”. Me këtë mesazh, klubi holandez ka menduar të përshëndesë Interin, përmes një postimi në “Twitter” ku Spaleti dhe lojtarët shfaqeshin në hyrje të “Philip Stadium” (me vendet e ezauruara për sfidën e sotme; 1.700 pritet të jenë tifozët zikaltër prezentë). Një shtëpi, ndërkaq, e frikshme për këdo që troket. Sigurisht, Holanda është toka sulmuese, thuajse pa taktika, mbrojtjet e “Eredivise” janë më pak të “respektueshme” dhe të kujdesshme krahasuar me ato italianet.

Por, për prapavijën e Interit mbetet një test force i rëndësishëm. Spaleti, me rikuperimin e Mirandës, ka si alternativë edhe mbrojtjen me 3, një repart ende pa Vrsalikon në formë (i cili, megjithatë, ka udhëtuar me 20-shen e zgjedhur nga trajneri në Holandë). Nga 1′, megjithatë, pritet të luajnë Azamoah e D’Ambrozio në krahë, me dyshen De Vraj-Shkrinjar në qendër: kështu është mbajtur porta e paprekur në 3 ndeshjet e fundit. “OGUR” Një tjetër “ogur” i mirë, që mund t’u sjellë fat zikaltërve, është një statistikë, e zbuluar ditën e djeshme nga e përditshmja italiane “Tuttosport”.

Një fitore në Eindhoven do simbolizonte, thuajse, kualifikimin në fazën pasardhëse. Sepse: në pesë edicionet e fundit, nga sezoni 2013-’14 në 2017-’18, në fakt, skuadra që ka fituar dy ndeshjet e para të grupit ka mundur gjithmonë të presë biletën e 1/16- ave. Ka ndodhur 28 herë nga 28: pra, starti i Champions-it me dy suksese është garanci për kalimin në fazën e dytë.

Related posts

KRIZA EKONOMIKE/ Barcelona heq dorë nga Coutinho, janë të gatshëm t’ia ofrojnë klubit të Premier…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Ja shuma e frikshme që NBA ka humbur prej pandemisë dhe shpenzimet për rikthimin

Delo.autor

LARGIMI I RONALDOS SHKAKTON “TËRMET”/ Isco dhe Real Madrid drejt ndarjes se tyre përfundimtare

Isa.Autor

Leave a Comment