Futboll Seria A Sport

JANARI I “MALLKUAR” PËR INTER/ “Demi” Lautaro humb kontrollin, tifozi i ri “shpërthen” në lot (VIDEO)

E diela e sotme ka qenë e mallkuar për Interin.

Sikur të mos mjaftonte barazimi 1-1 i marrë në shtëpi kundër Cagliari-t, zikaltrit nuk do ta kenë në dispozicion Lautaro Martinez për ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Udinese-s, por ai mund të mungojë edhe në derbin kundër Milan-it.

Argjentinasi, në fakt, është ndëshkuar me karton të kuq në fund të takimit për protesta dhe fyerje ndaj arbitrit të ndeshjes dhe rrezikon të skualifikohet për të paktën dy ndeshje. Tani topi i kalon gjykatësit sportiv, i cili do ta marrë vendimin e tij në fillimin e javës së ardhshme.

Në momentin e daljes së yllit të Inter-it nga fusha, telekamerat kanë kapur një tifoz të ri të zikaltërve, i cili ka shpërthyer në lot, teksa babai i tij mundohej ta ngushëllonte.

Related posts

MUND TË HUMBISTE NDESHJEN E PARË TË BOTËRORIT/ FIFA merr vendimin e fundit për kartonin e kuq të Ronaldos

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Young Boys mposh me përmbysje Manchester United në frymën e fundit

Delo.autor

Aubameyang – Arsenal, vjen reagimi zyrtar nga Dortmundi

Q.Autor

Leave a Comment