Futboll

Trajneri i Italisë, Costacurta ngulmon për të bindur Ancelottin

Alessandro Costacurta, pas kontakteve me telefon, organizoi një takim me Carlo Ancelottin për të parë mundësinë e emërimit të tij në krye të Italisë. Barazimi me Anglinë në “Wembley” nuk e ka ndryshuar strategjinë e komisarit të Federatës Italiane të Futbollit për çështjen e trajnerit. Di Biagio ka mundësi minimale që të konfirmohet në këtë detyrë, që e ka marrë përkohësisht në një situatë emergjente.

Ideja është që trajner të emërohet një emër me shumë eksperiencë dhe jo më kot Ancelotti është i pari në listë.

Carletto, i cili ka udhëtuar drejt Vancuverit për kaluar një periudhë pushimesh në shtëpinë e bashkëshortes me rastin e festës së Pashkës, ka kërkuar kohë për t’u menduar.

58-vjeçari dëshiron të drejtojë në Premier League, por mundësitë për të zëvendësuar Antonio Conten janë zvogëluar, duke parë që drejtuesit londinezë kanë hedhur sytë nga Luis Enrique.

Ancelotti, gjithsesi, nuk ia ka mbyllur përfundimisht dyert Italisë. Do të ketë të tjera takime me Costacurtën, ndërsa Conte duket se është më pranë PSG-së. Mancini është i disponueshëm për këtë detyrë dhe pret ofertën, kurse Ranieri ende nuk është kontaktuar.

Related posts

Berlusconi: Spekulimet mbi shitjen e Milan? Një vrimë në ujë!!

Q.Autor

I ÇUDIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ibraimi: Te Dinamo jemi shumë të mirë, duhet të bëjmë ndonjë sherr…

Delo.autor

E BUJSHME/ Babai i Mbappes zbulon se djali i tij nuk është i lumtur tek PSG

Delo.autor

Leave a Comment