Futboll Seria A Sport

KAMPIONËT E ITALISË “HARROJNË” HALAAND/ Juventus pranë zyrtarizimit të goditjes së madhe në merkato

Talenti suedez Dejan Kulusevski mund të bëhet futbollist i Juventusit.

dejan-kulusevski-663171.660x368

Dy mediat e njohura të futbollit “Sky Sport Italia” dhe “Gazzetta dello Sport” pretendojnë se palët kanë arritur një akord personal me 19-vjeçarin, ndërsa thuhet se “Zonja e Vjetër” është e gatshme të paguajë plot 50 milionë euro për kartonin e lojtarit të Atalantës, i cili aktivizohet këtë sezon në formë huazimi te Parma.

Po këto dy media shkruajnë se Kulusevski do të vishet bardhezi pas përfundimit të këtij sezoni.

Edhe pse tepër i ri, Kulusevski ka mahnitur klubet e njohura të futbollit duke realizuar 4 gola dhe dhënë 7 asiste gjatë këtij sezoni në kampionatin italian. Ai u vlerësua si “Lojtari më i mirë i muajit dhjetor” në Serinë A.

Pasi dështoi të transferonte sulmuesin norvegjez Erling Haland, i cili zgjodhi në fund Borusia Dortmundin, drejtuesit e Juventusit i hedhin sytë te Kulusevski.

HALAND5

Related posts

Gattuso, për merkaton: Suso nuk ikën, na duhen tre-katër përforcime…

Sadik.Autor

Nëse dështon Kroos, Mourinho ka gati zëvendësuesin te Napoli

Q.Autor

ECURIA NË EUROPË/ Shqipërinë e kalon edhe… Lihtenshtejni. Ja renditja e plotë

Delo.autor

Leave a Comment