Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME KAMZËN/Trajneri Prenga: Është si të mbjellësh grurë e të korrësh…

Trajneri Lacit, Besnik Prenga, ka folur pas takimit të barazuar me Kamzën:

“Ekipi dha maksumimin. Nuk u pajtua me humbjen. Me logjikë ose pa logjikë morëm barazimin. Po luhet shumë pak futboll, pa cilësi. Desh ti urojë të dy ekipeve për luftën në fushë. Lojtarët u ngjitën mbi gjithë të tjerëve. Dëshiroj të luajmë mirë të fillojmë të luajmë.

Iu mban brenda objektivit..

“Jemi apo s’jemi nuk po luajmë futboll. kemi punuar diçka tjetër, luajmë diçka tjetër. Është si të mbjllësh grurë e të korrësh misër.”

Mendoni se keni injektuar filozofinë e duhur te ekipi?

“Mendon se ke bërë diçka bën një hap para e më pas 3 mbrapa. Ekipi i ri nuk na lë të luajmë. S’jam i kënaqur me lojën. Ishte ndeshje e vështirë për ne.”

Ku ndryshon Laçi i sotëm me atë të Kupave të Europës?

“Ekipi nuk është i njëjti me atë që ka qenë në Europë. 5-6 lojtarë sot ishin çuna të rinj. Nuk e kemi zëvendësuar dot Uzunin, as Hoxhallarin. Mendova mos ti aktivizoj të dëmtuarit. Fati i tillë është. Nuk besoj se Kamza e meriton më shumë se ne. Mund të bënim gol më përpara, me duele të fituara, jo me lojë. I dhamë vetes 2 mundësi, por nuk i realizuam. Fati ishte me ne. Sot i uroj djemve për pikën. Luajtëm për një ekip që luftonte për jetë a vdekje, por ndeshja ishte korrekte nga minuta e parë në të fundit”

Një koment për dhunën…

“Nuk kemi për çfarë të flasim. Se kanë vendin në futboll. Nuk i pashë momentet. Nuk kam reaguar as kurrë e as kam për të reaguar. Për 95 minuta ka qenë ndeshje korrekte, nga të dyja palët, si nga lojtarët si nga përfaqësuesit. “

Related posts

“SHPEJT DOKTORIN SE MË DHËMB…”/ Britma e çlirimit për Briken Çaljan, që humbi medaljen olimpike për 1 kg

Delo.autor

“LIVERPULI SHUMË I FORTË”/ Gjimshiti: Humbëm ekuilibrin, të mendojmë për… Interin

Delo.autor

ZYRTARE/ Renditi ekipin mes më të mirëve në kampionat, trajneri Juric do të ulet në stolin e skuadrës…

Delo.autor

Leave a Comment