Futboll Seria A Sport

“KEMI NGRËNË SHUMË M*T”/ Samu Castillejo: “Ju tregoj sekretin e Ibrahimoviç…”

Samu Castillejo është ndër futbollistët më në formë të momentit te Milani dhe po e tregon ndeshje pas ndeshje. Në një intervistë për “Sky Sport” ai nuk fsheh se motivimi ka ardhur duke u rritur dhe se këtë vit skuadra duket ndryshe nga ajo që ndodhi deri në dhjetor 2019…

“Kemi ngrënë shumë m*t! Tani jemi duke luajtur ndeshjet më të mira dhe gjetëm karakteristikat tona. E kuptuam se duke luftuar dhe luajtur për njëri-tjetrin ia dalim. Do të shkojë shumë mirë. Kështu fitohen ndeshjet. Ibra? Kur një si ai, 38 vjeç, mbërrin i pari në qendrën stërvitore, do të thotë se të gjithë duhet ta ndjekim, pa diskutim”.

“Ishte fantastike që tifozeria më duartrokiti kur dola nga fusha e “San Siro”-s, ende emocionuese për mua, që nuk u mendova gjatë kur erdhi telefonata kuqezi”.

Related posts

LIVE/ Starton ndeshja Champions Chelsea-Valencia

Delo.autor

Simone Vrsaljko ‘mallkon’ veten, kërkon rikthimin në Itali

Q.Autor

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Ish-lojtari i talentuar NDËRRON JETË pas një AKSIDENTI TRAGJIK

Isa.Autor

Leave a Comment