Futboll Premier League Sport

KLOPP MERR LAJMIN E KEQ/ Ja dy yjet e ekipit që mund të mungojnë për 6 ndeshje

Jurgen Klopp mund të ketë probleme janarin e ardhshëm teksa Kupa e Kombeve Afrikane është rivendosur të zhvillohet sërish në janar.

Turneu është luajtur në verë në dy vitet e fundit, megjithatë, pas vetëm një turneu të luajtur në verë, kanë nisur bisedimet për të ndryshuar përsëri kalendarin, që do të thoshte se turneu i radhës do të zhvillohej në janar-shkurt të vitit 2021 në Kamerun .

Presidenti i CAF (Konfederata Afrikane e Futbollit) mendon se rikthimi në data e mëparshme është më i preferuar se zhvillimi i turneut në verë.

Kjo do të thoshte se Sadio Mane dhe Mohamed Salah, të cilët përfaqësojnë Senegalin dhe Egjiptin, nuk do të jenë pjesë e Liverpool për rreth gjashtë javë. Po ashtu do të mungonte edhe Naby Keita, i cili përfaqëson Guinean.

Arsenali do të humbiste Pierre-Emerick Aubameyang që përfaqëson Gabonin dhe Nicolas Pepe të Bregut të Fildishtë.

Related posts

TEUTA E FRIKSHME/ Shkëmbi: Duhet edhe inteligjencë nga lojtarët, për Duron…

Isa.Autor

E FUNDIT/ “Urdhër” nga lart, kapiteni i bardhebluve rikthehet në stol (FOTO)

Isa.Autor

PLANI I MILANIT PËR MERKATON E DIMRIT/ “Kuqezinjtë” gati oferta për Ibrahimovic dhe…

Delo.autor

Leave a Comment