Sport

KONTINENTI I KANGURËVE I “PUSHTUAR” NGA FLAKËT/ Organizatorët marrin vendimin për “Australian Open”

“The shoë must go on” – Spektakli duhet të vazhdojë. Edhe pse Australia është ende e përpirë nga flakët, që prej ditësh kanë “pushtuar” kontinentin e kangurëve, sporti nuk ndalet. Përkundrazi, sporti mund të sjellë një frymë të re optimizmi në këtë vend.

Për këtë arsye, grand slam i Australian Open do të zhvillohet normalisht në Melburn dhe do të nisë sipas parashikimit, më 20 janar.

Craig Tiley, drejtori i turneut, tha: “Parashikimet janë të mira dhe nuk presim asnjë vonesë. Do të kemi në turne ekspertë meteorologë si dhe specialistët të cilësisë së ajrit. Nuk kemi frikë, pasi kemi 9 fusha të mbuluara, që na kanë dhënë mundësi prej vitesh të zhvillojmë ndeshje edhe kur jashtë ishte shi. Ne do të zhvillojmë turneun për të mbledhur fonde për të ndihmuar të prekurit nga zjarri”.

Related posts

FORMULA 1/ Tradita e Red Bull, pilotët Verstappen e Ricciardo gara me rulota

Sadik.Autor

E ARDHMJA E SPALLETTIT NË DILEMË/ Zbulohet i preferuari i Marottas për stolin e Interit, ja zgjedhja e dytë…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Kaos në Liverpool, tifozi vendas goditet me thikë në prag të ndeshjes

Sadik.Autor

Leave a Comment