Futboll Seria A Sport

NGA CHAMPIONS TEK KUPA E BOTËS/ Ja “hat-trick” më të bukur të Ronaldos (VIDEO)

Ai që realizoi të hënën ndaj Cagliari ishte “hat-trick” i parë i CR7 në Serie A. Me tre golat e shënuar në portën e Olsen, në të vërtetë, ylli portugez ka vendosur një rekord të ri. Më konkretisht, 34-vjeçari ka shënuar tregolësha në dhjetë kompeticione: Premier League, La Liga, kualifikueset e Botërorit, kualifikueset e Europianit, Kupën e Mbretit, Botërorin e Klubeve, Kupën e Botës, Ligën e Kombeve dhe Ligën e Kampionëve. ESPN ka përpiluar listën e “hat-trick” më të bukura të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Serie A
Këtu nuk kishte vend për zgjedhje, pasi ai kundër skuadrës së Maran ishte i pari “hat-trick” në Itali.

Premier League
E njëjta gjë vlen edhe për ligën angleze. I pari “hat-trick” (dhe i vetmi) ishte ai ndaj Newcastle, në fitoren 6-0 të Manchester United, në vitin 2008.

La Liga
Përzgjedhja ra mbi “hat-trick” kundër Atletico Madridit, në prill 2012. Një goditje dënimi, një gol i jashtëzakonshëm nga aksioni dhe një tjetër nga penalltia për Real Madridin e Jose Mourinho, në fitoren 4-1.

Kualifikeset e Botërorit
“Hat trick” në “Far Oer” nuk mund të harrohet. Pse? Sepse falë atij tregolëshi, Ronaldo arriti kuotën e 78 golave me Portugalinë, një më shumë se Pelé (77) me Brazilin.

Kualifikueset e Europianit
Një nga “hat trick” më të freskët. E kemi fjalën për tre golat e shënuar ndaj Lituanisë, në fund të vitit 2019.

Kupa e Mbretit
Në këtë garë, Ronaldo shënoi dy “hat-trick” me Real Madridin, me distancë kohore prej tri vitesh. Në këtë përzgjedhje ia vlen të kujtohet “tripleta” e jashtëzakonshme e portugezit kundër Celta Vigo, në vitin 2013.

Botërori për Klubet
“Hat-trick” kundër Kashima Antlers, në vitin 2016, lejoi Real Madridin të ngrihej në “çatinë” e botës.

Kupa e Botës
“Hat-trick” mbresëlënës i CR7 në barazimin 3-3 ishte “qershia mbi tortë” e ndeshjes së 15 qershorit 2018, Spanjë-Portugali, në atë mbrëmje të Sochi.

Liga e Kombeve
Vetëm dy paraqitje në këtë kompeticion të ri të UEFA-s për Ronaldon. Megjithatë, në të parën, gjysmëfinalen kundër Zvicrës, ai realizoi “hat-trick”, çka bëri që Portugalia “të fluturonte” në finale me Hollandën.

Liga e Kampionëve
Ky është kompeticioni i Cristiano Ronaldos. “Hat-trick” i firmosur në “Bernabeu”, kundër Atletico Madridit në vitin 2017, nuk harrohet. Nuk mbetet pas edhe “hat trick” tjetër, me fanbellën bardhezi, realizuar sezonin e kaluar, kundër “Colchoneros”.

Related posts

Simeone dhe Lopetegui në krah të RONALDOS: U përjashtua pa bërë asgjë, duhet patjetër…

Isa.Autor

DERBI I “MADONINËS”/ Lukaku kërkon golin e rekordit kundër Milanit

Delo.autor

ZBULOHET NJË PRAPASKENË TEK BARCELONA/ Ja ofertat e “çmendura” që ka refuzuar Ansu Fati për “katalanasit”…

Delo.autor

Leave a Comment