Futboll Sport

KRIM MAKABËR/ Përplasin tifozët kundërshtarë me makinë, njëri humb jetën!

Tifozeria dhe rivaliteti janë gjithmonë të bukura, por kur mbetin në kuadër të futbollit dhe sportit jo duke tejkaluar në dhunë fizike apo edhe më keq, në sulme që sjellin tragjedi, si ajo që ndodhi pranë Potencës, ku një tifoz i Vultur Rionero është përplasur nga një tifoz i Melfit (ekip rival) teksa po priste tifozët e tjerë për të shkuar në stadium.

Një ngjarje e rëndë që ka prishur ditën e dielë në Itali! Në fakt, shoferi i makinës Fiat Punto është ndaluar dhe arrestuar, teksa humbi jetën 39 vjeccar tifoz i Vultur Rioneros. Një sulm i përgatitur nga tifozët e Melfit, pasi ishin pesë makina që tentuan të shtypnin tifozët e Vulturit, ekip gjysmëprofesionsit në Itali.

Sakaq, tifozët e Potenza braktisën stadiumin “Massimino” në Katania sapo morën vesh lajmin e tragjedisë, pasi janë të binjakëzuar me Vultur Rioneron.

Related posts

ARSENAL-BOURNEMOUTH/ Emery kërkon fitoren me çdo kusht (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DOPIETA E ASANIT NË CHAMPIONSIN E AZISË/ Trajneri i Gwangju: Ai është karta e duhur për të sulmuar

F.autor

“BOMBA” E MERKATOS SË VERËS/ MesSi dhe Ronaldo në një ekip? Portugezi i ofrohet Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment