Ekskluzive Futboll Seria A Sport

KUALIFIKIMI NË GJYSMËFINALEN E KUPËS SË ITALISË/ Nga Buffon tek CR7, ja si festuan yjet në rrjetet sociale (FOTO)

Fitorja 3-1 kundër Romës i lejoi Juventusit të kualifikohej në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ku do të përballen me fituesin mes Milanit dhe Torinos. Protagonist ishte “Zonja e Vjetër”, ku pas 45 minutave të para realuan tre gola falë Cristiano Ronaldos në Kupën e Italisë që hapi sfidën, aftësinë e Bentancur dhe hipotekoi fitoren me një goditje me kokë kapiteni Bonucci. Një mbrëmje spektakolare për ekipin e Sarrit që kualifikuan në gjysmëfinale dhe festuan në rrjetet sociale.

Të dëmtuarit Chiellini dhe Demiral, i cili shkruan “Forza Juve” në mediat sociale, gjithashtu mbështetën shokët e skuadrës në stadiumin Allianz.

Cristiano Ronaldo “Le të shkojmë në gjysmëfinale”

Pas shtatë ndeshjeve radhazi në kampionat, goli në Kupën e Italisë ishte zhbllokimi i sfidës nga ylli portugez. Pas fitores ndaj Romës CR7 publikoi një foto ku shkruhej “Performanca konkrete ndaj një kundërshtari të vështirë. Le të shkojmë në gjysmëfinale”.

Bentancur: ” Jam i kënaqur për objektivin tim”

Mesfushori uruguaian që nuk luajti ndeshjet e fundit të ligës për shkak të pezullimit të Superkupës, u vendos nga 1 minutë me Rabiot dhe Pjanic. Një lojë në nivele të larta në Allianz. “Jemi në gjysmëfinale! Gëzim i madh për golin tim të parë në Allianz Stadium”

Buffon: “Dëshira, sakrifica dhe vendosmëria”

Në moshën dyzet vjeçare, portieri i Juventusit tregon një paraqitje të denjë për eksperiencën e tij. Në minutat e fundit, një ndërhyrje e jashtëzakonshme në një goditje me kokë nga Kolarov shpëton Juventusin nga reagimi i Romës. Në foton e publikuar në rrjetet sociale, fjalët e Buffon nënvizojnë qëllimin e të gjithë ekipit. “Një tjetër gjysmëfinale e “pushtuar” me dëshirë, me sakrificë dhe vendosmëri”

Douglas Costa: “Ndoshta nuk keni kohë ta shihni, por ju e ndjeni ndryshimin”

Sulmuesi brazilian, present në fushë që nga starti për herë të parë pas dëmtimit, ishte një nga protagonistët e mbrëmjes. Shpejtësia e tij krijuan disa vështirësi për “Verdhekuqtë”. Dhe gjithashtu, në foton e publikuar në Instagram, dëshironte të theksonte shpejtësinë e tij në fushë. “Ndoshta nuk keni kohë ta shihni atë (imazh rrufe) por ju ndjeni ndryshimin”.

AlpeSport.al

Related posts

Spektakël, gola dhe permbysje, Milan merr fitore të cmendur ndaj Chievos

Q.Autor

“NDESHJET E NATIONS LEAGUE NUK I MARRIM SI MIQËSORE”/ Gjimshiti: Uzuni dhe Balaj po bëjnë mirë, do shënojmë

Delo.autor

MILAN NDALET NË “SAN SIRO”/ Ibra “errësohet” nga “Heroi” Donnarumma

Delo.autor

Leave a Comment