Futboll Kategoria Superiore Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Dominim absolut, “Ballshiotët” mposhtin Laçin në ndeshjen e parë

Bylisi ka mposhtur Laçin me rezultatin 2-0 në sfidën e zhvilluar në “Adush Muça”, të vlefshme për 1/8-at e Kupës së Shqipërisë. Një fitore e merituar për ballshiotët, të cilët e domininuan të gjithë takimin. Ashtu si edhe në ndeshjen e 2 viteve me parë, edhe në këtë përballje, skuadra e Bylisit ka triumfuar me rezultatin 2-0.

Silvestë Shkalla ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 68-të, pas një gjuajtje me kokë brenda zonës. Ndërkohë që Edison Ndreca vulosi takimin në minutën e 87-të. Kujtojmë që pas 2 javësh do të zhvillohet përballja e kthimit, për të mësuar skuadrën që do të kalojë në raundin tjetër.

Related posts

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ “Djajtë e Kuq” gjejnë zëvendësuesin e Pogba, “rrëmben” talentin Francez…

Delo.autor

LAJM I MIRË PËR MITAJ/ Trajneri merr vendimin për mbrojtësin

F.autor

Kuqezinjtë humbasin sërish ndaj Bjellorusisë dhe eliminohen nga Liga e Europës

Sadik.Autor

Leave a Comment