Futboll Seria A Sport

Lazio ndalet nga Atalanta, Strakosha vendimtar

Lazio nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në “Stadio Olimpico” kundër Atalanta duke u ndalur pas tre fitoresh radhazi. Me pikën e marrë të besuarit e Inzaghi, ngjiten në vend të tretë në kuotën e 71 pikëve, 1 më shumë se Roma e vendit të katërt, por që ka një ndeshje më pak. Si Strakosha ashtu edhe Berisha, ishin titullarë, por me 23-vjeçarin që pati më shumë punë se numri një i kombëtares shqiptare të futbollit.

Miqtë e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh pas 2’ minutash lojë me anë të Barroë, i cili pas asisit të De Roon, nuk e pati të vështirë të mposhtte portierin Thomas Strakosha nga brenda zonës. Gjithsesi gëzimi nuk zgjati shumë, sepse bardhekaltërit e barazun ndeshjen me anë Caicedo. Pas një aksioni të shpejtë topi shkon te Alberto, spanjolli kroson dret zonës dhe aty ndodhet Caicedo, që me finde mposhti portierin Berisha (24’). Pavarësisht rasteve të rrezikshme ky fraksion u mbyll me rezultatin 1-1.

Pjesa e dytë është më interesante me sulme dhe kundërsulme. Si Lazio ashtu edhe Atalanta e kërkojnë me insistim avantazhin, por portierët shqiptarë janë protagonistë, duke qenë vendimtarë në disa raste të rrezikshme. Për herë të parë Lazio pati vështirësi në fushën e saj në ndeshjet e fundit, me miqtë që e dominuan. Pavarësisht rasteve të rrezikshme ndeshja mbyllet me rezultatin e sigluar në pjesën e parë 1-1. Në ndeshjet e tjera Chievo mposhti në shtëpi 2-1 Crotone, Fiorentina surprizon në transfertë Genoa duke e mposhtur 3-2 dhe Spal fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Benevento.

Related posts

Wenger: Gjithmonë do të jem tifoz i Arsenalit

Sadik.Autor

Skedina Champions, ja parashikimi për 2 ndeshjet e sotme

Q.Autor

COPA AMERICA/ Shënohen dy gola të shpejtë, Brazili ndëshkon Perunë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment