Futboll Premier League Sport

“KUSH ËSHTË POGBA? NUK E NJOH”/ Presidenti i Real Madrid tallet me mesfushorin francez

Paul Pogba mbetet një nga objektivat kryesore të Real Madrid.

Zinedine Zidane e pëlqen shumë mesfushorin e Manchester United, ndërsa presidenti i “Los Blancos” ka lëshuar një batutë në lidhje me këtë temë.

E përditshmja “AS” raporton se një gazetar arab ka pyetur Florentino Perez pas përfundimit të finales së Superkupës së Spanjës midis Realit dhe Atletico Madrid në lidhje me të rejat nga Pogba.

Ekipi i Zidane u tregua i saktë nga pika e penalltive dhe fitoi trofeun.

“Pogba? Nuk e di se kush është, nuk e njoh… “, është përgjigjur kreu i klubit madrilien. Një mënyrë e bukur për të mos dhënë asnjë informacion, teksa nuk përjashtohet një “ftohje” mes palëve, çka do të bënte që Reali të kërkonte një tjetër mesfushor në vend të tij.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Tetë ekipet çerekfinaliste u shpërblyen nga UEFA, ja bonuset e majme që përfitojnë skuadrat…

Delo.autor

PAMJET MAGJIKE/ Si duket “Camp Nou” në perëndim para super sfidës së mbrëmjes!

F.autor

NBA/ Rikthim me humbje për Curry, Leonard fiton duelin me Westbrook

Delo.autor

Leave a Comment