Futboll La Liga

Barcelona, e ardhmja e Deulofeu vendoset në 3 ditë

Në fund të muajit dhjetor 2017, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde inkurajoi mesfushorin blaugrana, Gerard Deuolofeu që të kërkojë më shumë minutazh dhe hapësira në fushën e blertë, gjëkundi larg “Camp Nou”.  Në fund, erdhi interesimi i dy klubeve për spanjollin, Inter dhe Napoli nga Seria A. Gjithsesi dhe në të njëjtën mënyrë sikurse ndodhi me Rafinha, Barcelona, ndonëse nuk e ka në planet e veta, as nuk ia bëri gjërat të lehta për t’u larguar në këtë merkato janari.

Diferenca në kritere, si në termat e marrëveshjes, por edhe në shumat financiare, mes klubit blaugrana dhe dy klubeve italiane që shfaqën interesimin për të blerë Deulofeu, kanë bërë që e ardhmja e futbollistit të mbetet ende pezull. Klauzola e tij për përfundimin e parakohshëm të kontratës është në shumën 20 milionë euro dhe Barcelona ka vënë pikërisht atë kufi për shitjen e lojtarit.

Nga ana tjetër, vetë lojtari do të kishte preferuar një huazim deri në fund të sezonit, por kjo gjë nuk pëlqehet as nga Napoli dhe as nga Inter, që në fund arriti huazimin me opsion blerje të Rafinha. Nëse gjërat nuk do të ndryshojnë në tre ditët e ardhshme, kur edhe skadon afati i merkatos së dimrit, Deulofeu do të mbetet te Barça të paktën deri në fund të sezonit, me një vit tjetër të mbetur në kontratë.

Related posts

KAOS TOTAL/ Gafa e Senegalit me KEITA, INTERI nuk ia lëshon për shkak se…

Isa.Autor

NIS PËRFORCIMET PËR CHAMPIONS/ Atalanta kërkon të “rrëmbejë” sulmuesin kolumbian…

Delo.autor

TRONDITET LIVERPOOL/ Zbuloni kush po LARGOHET nga gjigandët anglez

Isa.Autor

Leave a Comment