Futboll Seria A Sport

LAZIO HAP “THESIN”/ Tare tenton goditjen e dyfishtë në mesfushë, ja emrat

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka nisur lëvizjet për të forcuar skuadrën.

Ish sulmuesi i kombëtares shqiptare ka përpiluar listën e dëshirave të teknikut, Simone Inzaghi, e cila kryesohet me dy futbollistë. Bëhet fjalë për dy mesfushorët, Dominik Szoboszlai dhe Kishna.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, Tare është i bindur se dy mesfushorët janë “armët” e duhura për të arritur kualifikimin në UEFA Champions League në fundin e sezonit. Për këtë, shqiptari ka dërguar një ofertë zyrtare për Szoboszlai, ku besohet se do të shkojnë plot 35 milionë euro për arkat e Salzburg.

Shifër shumë e ulët për mesfushorin brazilian, me 23-vjeçarin që vlerësohet nga PSV Eindhoven me rreth 10 milionë euro. Megjithatë, gara për të arritur te dyshja e mesit të fushës nuk do të jetë e lehtë.

Kishna i është afruar më parë Atalantës nga agjenti i tij, Mino Raiola, ndërsa për 19-vjeçarin konkurenca është tepër e lartë. Gjithsesi, Tare do të nis sulmin për të djegur konkurrencën dhe për të sjellë në shtëpi një pjesë të së ardhmes.

Related posts

KAMPIONI I BOTËS/ MESSI porosit pasuesin e Iniestës, por problemi është FIFA

Isa.Autor

Dasma madhështore e Ramosit/ Ftesë për Pique por s’ka vend për Ronaldon

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Të gjithë të çmendur për talentin Maddison, por Leicester vendos supervlerësimin

Delo.autor

Leave a Comment