Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Partizani-Tirana, Kryevepra e Çinarit kalon “Demat” në delir

Partizani dhe Tirana luajnë mes tyre derbin e madh të kryeqytetit, për llogari të javës së 33-të në Kategorinë Superiore.

bandicam 2019-05-12 16-28-12-757

Një derbi ekstremesh, ku ekipi i Gegës me një fitore do të siguronte matematikisht titullin kampion, ndërsa Tirana është në hall për pikë, teksa ende nuk ka mbyllur llogaritë e mbijetesës me Kastriotin dhe Luftëtarin.

“Demat e kuq” kanë shumë mungesa për këtë takim të sotëm, ndërsa nga ana tjetër me ndryshime në formacionin titullar vjen edhe Mema.

 

LIVE | Partizani-Tirana 1-0

GOL: Çinari 30′ / 

 

KOMENTI LIVE

30’ GOOOOOOL PARTIZANI 1-0/ Supergol i Çinarit nga 30 metra largësi.

 

27’ Dyluftim në mesfushë mes Ngos dhe Rexhepit, sulmuesi i Tiranës i merr një faull qendërmbrojtësit të kuq.

23’ Kartoni i parë i verdhë në sfidë. Turtulli ndëshkohet për një faull taktik ndaj Malës.

20’ Ibrahimi nis për krosim një top nga e djathta, por shndërrohet në një goditje drejt portës së Abibit. Gardiani i Tiranës e largon në goditje këndi.

15’ Kërcënon Partizani me Çinarin. Top i gjatë nga e djathta, por shkodrani godet, dhe është Hoxhallari që e mbyll.

11’ Goditje e Hoxhallarit në barkun e Malës, teksa përpiqet të largojë topin. Gjithsesi, ringrihet futbollisti i Partizanit.

9’ Hasani lëviz bukur në të djathtë, kalon topin sipër një kundërshtari, por më pas vjen Rexhepi që e mbyll.

6’ Ndalet loja. Abibi provon të heqë një top, por del huq, dhe kap me këmbë Bardhin. Stoli i kuq në protesta, duan faull të portierit. Por, kryesori Meta nuk është i këtij mendimi.

3’ Ngo ngacmon sërish në krahun e djathtë, por kryesori Meta ndal lojën për faull ndaj Rexhepit.

1’ Ngo ka menjëherë rast ideal për të shënuar. Merr një top brenda zone, shmang një futbollist, godet, por topi devijohet në këndore.

1′ Nis derbi.

Related posts

Ja cilat janë tre “ëndrrat” e Milan për merkaton e ardhshme…

Sadik.Autor

DËMTIMI I FRIKSHËM I MESFUSHORIT TË TIRANËS/ Reagon mjeku i Vllaznisë: Situata e tij është e…

Delo.autor

MEZI LARGOHET NGA “SAN SIRO”/ Mesfushori i Milan i dëshpëruar pas lamtumirës me “Djallin” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment