Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Skënderbeu-Flamurtari. Rezultati 1-0

Do të luhen në Korçë përballja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, e cila do të ngrejë siparin e javës së 19-të të Kategorisë Superiore.

Bardhekuqtë e Ilir Dajës, vijnë në këtë sfidën me moralin e lartë, pasi triumfuan në mesjavë ndaj Partizanit. Ndërkohë nga ana tjetër, vlonjatët, po kalojnë një krizë të thellë, teksa ende nuk kanë provuar shijen e fitores së parë në kampionat.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, tekniku i skuadrës korçare ka bërë vetëm një ndryshim nga sfida ndaj Partizanit, duke ulur në stol mesfushorin Shqiprim Taipi, teksa nga fillimi është aktivizuar Asion Daja.  Në krahun tjetër vlonjatën, vijnë në këtë sfidë me mbroje të arnuar. Bie në sy numri i madh i futbollistëve të rinj të aktivizuar.

 

FT| SKËNDERBEU – FLAMURTARI 1-0

Bregu 89′

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ GOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Zhbllokohet sfida. Dejvi Bregu kalon në avantazh korçarët! Pas një shpërthimi të Gripshit nga e majta, topi shkon te Krasniqi, i cili gjuan nga brenda zonës, por prek sërish traversën. Aty pranë më pas është Bregu, i cili nuk fal, duke e shtyrë sferë drejt rrjetës. 

84′ Tjetër rast ideal për Skënderbeun. Pollozhani jep një pasim të mrekullueshëm për Krasniqin, por ky i fundit nuk arrin ta devijojë drejt portës, topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

83′ Andi Ribaj ndëshkohet me karton të verdhë.

82′ Goditje dënimi për Skënderbeun, nga një pozicion i favorshëm. Provon Gripshi, por topi shkon shumë larg kuadratit.

76′ Zëvendësim i dytë te Flamurtari, largohet Muçollari, në lojë Kadriaj.

74′ Zëvendësim i dytë te Skënderbeu, largohet Elezi, vendin e tij e zë Taipi.

73′ Mundësi ideale për Flamurtarin, pas krosimit të Kreshpës, Diamanti gjuan me kokë nga brenda zonës, topi shkon jashtë kuadratit.

70′ Shpëton për mrekulli porta e Flamurtarit. Krasniqi lëviz bukur brenda zonës, pas asistit të Marës provon me një gjuajtje,  por topi stampohet në traversë.

69′ Zëvendësim edhe në radhët e Skënderbeut. Largohet nga loja Daja, vendin e tij e zë Mara.

68′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet nga loja, Arinaldo Rrapaj, vendin e tij e zë Gersi Diamanti.

62′ Drithërima në portën e Flamurtarit, pas një aksioni mjaft të bukur të korçarëve, por për meritë të portierit Moçka, dhe mbrojtësve të skuadrës vlonjate, topi nuk ka shkuar në rrjetë.

56′ Kundërpërgjigjet Flamurtari me Nebihun, i cili ngrihet bukur në ajër dhe provon me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

55′ Dejvi Bregu rrëzohet brenda zonë dhe kërkon 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

46′ Starton pjesa e dytë!

45′ Përfundon pjesa e parë me rrjeta të paprekura

44′ Krasniqi godet në hyrje të zonës, por pa probleme për gardianin Moçka.

40′ Gripshi dhe Bregu provojnë një skemë, por fitojnë vetëm këndore. Mungon koordinimi i saktë para portës.

29′ Skënderbeu i afrohet golit të avantazhit me afrikanin Ndeki, i cili provon me një gjuajtje diagonale në hyrje të zonës, por topi shkon jashtë kuadratit.

24′ Goditje dënimi për Skënderbeun, harkon Dejvi Bregu drejt zonës, por topi shkon jashtë kuadratit, pa u devijuar nga askush.

20′ Momenti i vështirë në portën e Skënderbeut. Pas një harkimi nga e dajthta, e Artit Hoxhaj, topi mbetet në zonë, pas grushtimi të Koliçit, por më pas topi preket me dorë nga Haruni.

16′ Hoxhaj provon nga distanca, por topi shkon larg kuadratit

10′ Rapaj harkon një top drejt zonës, aty ku provon Nebihu me kokë, por pa problem për portierin Enea Koliçi.

7′ Rast ideal për Skënderbeun. Pas një harkimi të Gripshit nga e djathta, kapiteni Bruno Dita, nuk arrin të shtyjë topin në rrjetë nga shumë pranë vijë fatale.

2′ Eni Imami jep sinjalin e parë me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon jashtë kuadratit.

1′ Ka startuar sfida.

Related posts

PËRBALLJE DRAMATIKE/ “Ballshiotët” dhe Vllazina ndajnë pikët

Delo.autor

Arrihet marrëveshja/ Trajneri Mauricio Sarri te Chelsea për 4 vite

Sadik.Autor

GOL ME KOKË NGA PORTIERI/ Ish-“Gardiani” Beqaj shkroi historinë 20 vite më parë në futbollin grek (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment