Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet turneu i bamirësisë Itali-Greqi. Rezultati 1-0

Itali-Greqi është finalja e turneut të bamirësisë të organizuar nga Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë, ku të gjitha të ardhurat e grumbulluara do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i muajit nëntor, që shkaktoi 51 viktima.

Kujtojmë që italianët eliminuan Shqipërinë në përballjen e parë. Koha e rregullt prej 35 minuta përfundoi në barazim 1-1, falë golave të Espozitos dhe Bogdanit, ndërkohë që Italia u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shkuar në finale. Në përballjen e dytë, Greqia mposhti Turqinë, me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga kapiteni Karagunis me 11-metërsh.

FT: ITALI-GREQI 1-0

KOMENTI LIVE: 

Përfundon sfida! Italia është fituese e trofeut të bamirësisë! 

23′ Autogol i grekëve. Zakardo kroson nga e djathta, mbrojtësi nuk merret vesh me portierin dhe vjen goli i parë i sfidë.

15′ Rast ideal për Italinë me Karbonen, pas një aksioni fantastik mes tij dhe Zakardos, por Karbone gabon në momentin e fundit.

4′ Grekët më kërkues në minutat e para, teksa ushtrojnë presion të vazhdueshëm në portën e Kimentit. 

1′ Ka startuar finalja e turneut të bamirësisë. Sfida gjykohet nga një treshe gjyqtaresh femra me kryesore Emanuela Rustën!

Related posts

E BUJSHME/ Ylli i Bayern është i pakënaqur, bavarezët vendosin çmimin. Hidhet në sulm Juventus

Delo.autor

E BUJSHME/ James Rodriguez shkon në Katar, AS zbulon klauzolën e veçantë

Delo.autor

MOMENT PANIKU/ Shmanget tragjedia në Turqi, lojtari mbetet pa frymë dhe plaset në tokë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment