Futboll Seria A Sport

“A KËSHILLOHEM NGA YLLI SUEDEZ?” Pioli rrëfen: Ja kush është gjëja e parë që më ka thënë Ibrahimovic!

Stefano Pioli ka folur përpara mediave në konferencë për shtyp, në kuadër të ndeshjes ndaj Cagliarit pasditen e nesërme. Edhe një herë tjetër, shumica e pyetjeve që vinin nga gazetarët, kishin të bënin me Zlatan Ibrahimovic.

Pioli u pyet edhe mbi modulin që do të luajë Milani nesër, me trajnerin që pranoi se mund të ketë në fushë 2 sulmues. Gjithashtu, italiani zbuloi edhe fjalët e parë që Ibrahimovic ka thënë kur e ka takuar.

Nga kampionë të mëdhenj mund të mësosh shumë. Leao nuk është formuar plotësisht si lojtar dhe të ketë dikë si Ibra në krah do ta ndihmojë shumë të rritet.

Me dy sulmues nesër?Të tregohem i sinqertë e kam parë si mundësi. A këshillohem nga Ibra? Gjëja e parë që ai më ka thënë ishte që kam ardhur këtu për të qenë lojtar.

Diskutime me Ibrën? Është e rëndësishme që të ketë biseda të vazhdueshme mes trajnerit dhe lojtarëve.

Është një lojtar që ka ardhur i ri dhe nuk është stërvitur me ekipin për një kohë të gjatë. Normalisht që do të diskutojmë shumë gjëra. E kemi marrë për të përmirësuar ekipin. Është në qendër të projektit.

Related posts

“NE KEMI RIKUPERUAR DISA LOJTARË, POR…”/ Trajneri Zidane jep lajmin e shkëlqyer për tifozët e Real Madrid

Delo.autor

Salihu harron golin ndaj St.Polten, Bundesliga Austriake “mirazh” për Neustadt

Sadik.Autor

“LEGJEONARTËT”/ Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen yjet “kuqezi”…

Delo.autor

Leave a Comment