Futboll Seria A Sport

“LUAJTA SHUMË PAK TEK CHELSEA”/ Higuain: Nuk duruan të tregoja se sa vleja si futbollist

Një vit më parë transferimi i tij nga Milani te Chelsea ishte lajmi kryesor i merkatos së dimrit, ndërsa tani luan sërish në Serinë A me kampionët e Italisë. Ai është sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain, që në një intervistë për “Telegraph” ka folur për aventurën e tij të shkurtër me “blutë” e Londrës.

“Mund të kisha bërë më shumë edhe pse ajo që dhashë në ato muaj nuk ka qenë pak. Arritëm të fitojmë Europa League si dhe u kualifikuam në Champions League. Pra, arritëm rezultate të mira”, tha Higuain.

“Nëse je një lojtar i mirë tifozët presin shumë, madje gjithçka nga ty. Por ndonjëherë ata nuk e kuptojnë se ti vjen nga një kampionat tjetër, që është tërësisht ndryshe nga Premier League. Si dhe nuk e konsiderojnë faktin se te Chelsea luajta shumë pak”, tha më tej Higuain.

“E kuptoj që prisnin më shumë nga mua dhe e vlerësoj këtë gjë, pasi tregon respektin që ata kishin për mua si futbollist. I mirëpres kritikat, por me kusht që të jetë konstruktive. Tani, pas një viti, mund të them se kisha shansin të luaja në një nga kampionatet më të mirë në botë”, tha Higuain.

Related posts

DOMINIM TOTAL/ Liverpool masakron Napolin, një “shuplakë” për Ancelottin (VIDEO)

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ SUPER GOL nga mesfushori Bytyqi, shënon vetëm në mënyrë fantastike (VIDEO)

Delo.autor

YJET E JUVENTUS SHTANGËN NË SUPERSFIDË/ Shikoni çfarë i ndodh në “Santiago Bernabeu”… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment