Futboll Seria A Sport

LUKAKU POZON NGA KREVATI/ Shoku i skuadrës i bën komentin epik në rrjetet sociale (FOTO)

Romelu Lukaku ka pasur një ndikim të madh tek Interi, që në sezonin e tij të parë zikaltër. Sulmuesi belg, 26 vjeç, tregoi së fundi dhomën e re të gjumit në Instagram, ndërsa shokët e tij të skuadrës nuk mund të rezistonin pa e ngacmuar. Mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, bëri komentin epik në postimin e sulmuesit, në formën e një pyetjeje retorike: “A është për 15 persona?” Foton nga krevati, Lukaku e kishte shoqëruar me statusin: “Apartament i ri, shtrat i ri”.

Edhe tifozët u treguan të shpejtë me komentet e tyre, duke e thumbuar belgun për zgjedhjen ekstravagante të mobilimit nga firma luksoze “Maree”. Njëra nga shakatë ishte kjo: “A nuk është i vogël ai krevat për madhësinë e një mbreti?” Një tifoz tjetër shtoi: “Ritmi yt i të shënuarit në fushë ndoshta nuk përfundon aty…” Firma “Maree”, me qendër në SHBA, pretendon të ndërtojë shtretërit më të mëdhenj në botë, sipas motos: “Krevatë po aq të jashtëzakonshëm, sa ato që ëndërrojnë mbi to!”

Ish-ylli i Manchester United iu ka shkaktuar mbrojtësve në Itali shumë netë pa gjumë, pasi ka shënuar 18 gola në 25 ndeshje, që nga transferimi i tij tek Interi, verën e vitit të kaluar. Ai është i sigurt se do të pushojë shumë më rehatshëm në dyshekun dhe jastëkun e shtëpisë së blerë në rrethin e pasur të “City Life”, pranë “San Siro”. Më herët, ai jetonte në hotel. Gazeta belge “Het Nieuwsblad” pretendon se Lukaku bleu dy banesa fqinje, në mënyrë që nëna dhe djali i tij të mund të jetonin aty pranë.

Lukaku mori ca pushime në dhjetor 2018 për të mirëpritur ardhjen e djalit në jetë, Romeo, nga raporti që kishte asokohe me të dashurën Sarah Mens, e cila lindi në Amerikë. Çifti raportohet se është ndarë dhe nëna Adolphine duket se ka marrë përsipër detyrat e rritjes së fëmijës, përderisa sulmuesi është i zënë me futbollin.

Related posts

PROBLEME PËR DAJËN/ Sulmuesi i Partizanit me virozë. Stërvitet i diferencuar

Delo.autor

STRAKOSHA jo vetëm “mbret” në rolin e vet, njihuni me hobin e “gardianit” shqiptar (FOTO)

Isa.Autor

“10 ARGJENTINAS NË 1”/ Ja si Federata feston kthimin e “Terminatorit” në kombëtare (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment