Futboll Seria A Sport

ISH-SULMUESI ITALIAN/ Flet Cristiano Lucarelli për merkaton: Dybala? Ka ardhur momenti të…

Ish-sulmuesi italian, Cristiano Lucarelli, ka folur për merkaton e Juventus-it dhe për sezonin që e pret Paulo Dybala-n.

“Ka ardhur momenti që të tregojë kthetrat, nuk mund të qëndrojë gjithmonë pothuajse në anonimitet”, ka thënë ish-sulmuesi i Livorno-s dhe Parma-s për Radio Sportiva.

“Besoj se sulmuesi më i sakrifikuar tek Juventus do të jetë Mandzukic. Nuk ishte e lehtë të shitej kroati, është një qendërsulmues me karakteristika të rëndësishme, por është edhe e vërtetë se gjatë viteve të kaluar te bardhezinjtë, ai nuk ka shënuar kurrë 10 ose më shumë gola. Fiton miliona euro dhe është e vështirë t’i gjesh një ekip”.

“Ndërkohë nuk është e vështirë të gjendet një ekip për Icardi-in, pavarësisht gjithë rrëmujës që ka shkaktuar. Për Mandzukic është më e vështirë, e njëjta gjë vlen edhe për Higuain, edhe pse, ashtu siç mendoja, ai është në qendër të projektit të Juventus-it tani”.

“Megjithatë, edhe ai fiton shumë, ka kushtuar 90 milionë euro dhe rrezikon të një deficit të rëndësishëm nëse e shet. Nuk ka qenë aspak e lehtë për bardhezinjtë të shisnin disa lojtarë”, ka thënë Lucarelli.

Related posts

GRIEZMANN DHE DEMBELE U TALLËN ME PUNONJËSIT E HOTELIT/ Barcelona merr masa të rënda: Do të ndëshkohen…

Delo.autor

Fitoi 3 champions me Realin, Zidane shijon pushimet me familjen

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ EMPOLIT/ Marotta: Po punojmë për t’i bërë tifozëve një dhuratë të rëndësishme

Delo.autor

Leave a Comment