Futboll Seria A Sport

“MESSI DHE RONALDO KURRË SI AI”/ Ish-lojtari i Milanit thur elozhe gjigantin suedez

Ish-trajneri i Milanit, Alberto Zaccheroni ka komentuar rikthimin e Zlatan Ibrahimovic në Serie A. 38-vjeçari suedez zgjodhi kuqezinjtë për të vijuar karrierën, teksa Zaccheroni thur elozhe për gjigantin suedez në një deklaratë të dhënë për TMW Radio.

“Ibrahimovic ka rikthyer qetësinë te Milani dhe ka ndryshuar frymën e grupit. Ai është një lider, kjo nuk diskutohet. Për nga mënyra si u prezantua, Zlatan ndihet si Pioli.

Është një profesionist i madh, nuk ka më lëvizshmërinë e dikurshme, por është gjithmonë vendimtar.

Mendoj se është turp i madh fakti që nuk ka fituar kurrë ‘Topin e Artë’. Kudo ku transferohej linte shenjën e tij. As Messi dhe as Ronaldo nuk arrinin t’i spostonin ekuilibrat e një skuadre si Ibra.

Askush nuk ka fituar as shumë kampionate radhazi si ai. Nuk është La Liga spanjolle kampionati më i fortë në botë, Serie A ka një komponent taktik si askush“, thekson Zlatan Ibrahimovic.

Related posts

Ja arsyet pse mund të përsëriten zgjedhjet në FSHF

Q.Autor

Kristal Abazaj, ditëlindjen e feston si titullar me Anderlehtin

Isa.Autor

MOVIOLA E DINAMO-PARTIZANI/ Pamje për dylbi, Barjamaj nuk konsultohet me VAR-in për penalltinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment