Futboll Seria A Sport

“KYÇ GOJËN” PËR “PLESHTIN” DHE CR7/ Dybala: Isha pranë largimit nga Juventus, më mbajti Sarri!

Paulo Dybala, në momentin e tij më të mirë të sezonit te Juventusi, foli për “The Guardian”. Aty analizoi gjithçka, duke u përqendruar edhe te ngjarjet e verës, mes fushës dhe merkatos:

“Unë isha shumë afër argimit. Ky ishte qëllimi i klubit, të paktën. E dija këtë. Ne pritëm deri në minutën e fundit. Sidoqoftë, tani unë jam këtu, në një klub që më ka trajtuar mirë. Jam i lumtur, i çliruar.

Ardhja e Sarrit më ndihmoi të qëndroja. Ai donte që të mos largohesha, gjë që më dha forcë, kur nuk e dinim se çfarë do të ndodhte. E dija që ai mund të më mësonte, të më ndihmonte të jepja më të mirën time”.

Nga vera e kaluar kalon edhe në të tashmen dhe mbi të gjitha në të ardhmen. Paulo Dybala nuk i mbyll dyert para tij:

“Më kanë mbetur edhe dy vite nga kontrata aktuale. Nuk është as pak, por as shumë. Do të shohim se cilat janë planet e Juventusit; nëse mendon se mund të përfshihem në merkaton tjetër apo do që unë të qëndroj. Këto gjëra mund të ndryshojnë në një moment, është e vështirë të bësh parashikime”.

E tashmja e Dybala quhet Juventusi, ku gjithashtu luan Cristiano Ronaldo. Po ashtu, quhet edhe Argjentina, ku luan Lionel Messi. Numri 10 bardhezi luan me dy yjet e futbollit botëror, por nuk e çekuilibron veten të thotë se cili është më i miri:

“Unë jam lojtari i vetëm, që e ndaj dhomën e zhveshjes me të dy. Njerëzit shohin vetëm majën e ajsbergut, jo punën që qëndron pas kësaj. Ata nuk kanë fituar gjithçka, sepse ishin me fat. Cili është më i mirë? Jo, unë nuk mund të përgjigjem (qesh)”.

Argjentinasi flet edhe për idenë e lojës së Maurizio Sarrit, i cili po sjell ndryshimin te Juventusi. Një pikë kthese, që pëlqehet nga Dybala:

“Unë jam me fat që luaj në një ekip, që dëshiron posedimin e topit, ku të gjithë janë teknikisht të mirë. Ideja e Sarrit i ndihmon lojtarët shumë. Me topin nuk është asgjë e improvizuar, sepse i njeh shokët e skuadrës, lëvizjet e tyre, lëvizjet për të cilat keni punuar gjatë javës”.

Related posts

INTER NË KRIZË/ Lukaku mungon gjatë, Conte i var shpresat tek “killeri”…

Delo.autor

Ronaldo “Fenomeni” bën gati 30 milionë euro për t’u bërë president në Spanjë

Sadik.Autor

Manchester United ofron 60 milionë euro për Kovaçiç, mesfushori kroat…

Isa.Autor

Leave a Comment