Futboll Sport

MESSI TREGOHET NOSTALGJIK/ Duelet me Ronaldon ishin speciale, sot… (FOTO)

Lionel Messi beson se dueli i tij i veçantë me Cristiano Ronaldon në La Liga do të mbetet gjithmonë në mendjen e tifozëve.

Me Messin në krye të Barcelonës dhe me Ronaldon në krye të Real Madridit nga viti 2009 deri më 2018, dy yjet e dominuan botën e futbollit duke fituan 11 nga 12 Topat e Artë të fundit.

“Ishte një duel i veçantë dhe do të mbetet i tillë përgjithmonë sepse zgjati disa vite dhe nuk është e lehtë ta mbash një nivel të caktuar për një kohë të gjatë. Për më tepër, klubet për të cilat luanim ne ishin shumë kërkuese – Real Madridi edhe Barcelona, dy klubet më të mira në botë”, tha Messi.

“Garuam në një nivel të barabartë për aq shumë vite, mendoj se kjo do të mbetet përgjithmonë. Dueli sportiv ishte shumë i mirë mes nesh personalisht dhe mendoj se edhe njerëzit u argëtuan, pavarësisht a ishin tifozë të Barcelonës, Real Madridit apo tifozë të futbollit në përgjithësi”.

Pas katër vjetëve pa këtë çmim, Messi e fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë këtë vit – duke e lënë një hap pas Ronaldon, i cili e ka fituar këtë çmim pesë herë në karrierë.

Messi kujton kohët kur ai përballej me Ronaldon gjatë “El Clasicos” mes Real Madridit dhe Barcelonës.

“Natyrisht kur Cristiano ishte në Real Madrid, ndeshjet ishin gjithmonë të veçanta. Kundër Real Madridit janë gjithmonë, por me Ronaldon ishin edhe më shumë speciale”, shtoi Messi.

“Por, këto kohëra kanë kaluar tashmë, ne i kemi përjetuar ato emocione, por tani shikojmë përpara”, përfundoi Messi.

Related posts

I PUBLIKUAN PAMJET DUKE ZHVENDOSUR MAKINAT/ Tregon fqinji Ronaldos: E bën çdo vit sepse…

Delo.autor

LICI I BINDET URDHRIT/ Administratori i Vllaznisë paraqitet për të folur rreth dyshimeve… (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Tension te Barcelona, Koeman i zhgënjyer me Bartomeun

Delo.autor

Leave a Comment