Futboll Sport

NDRYSHON SITUATA/ Tjetër klub i madh rivalizon Interin, Eriksen merr ofertë tunduese!

Paris Saint-Germaini po i bën konkurrencë Interit për transferimin e mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen.

Zikaltrit po përflitet se prej disa ditësh po punojnë për transferimin e mesfushorit danez, por britanikja “Mirror” shkruan se PSG-ja së fundmi po prish planet e Interit duke e rivalizuar në merkato.

Shumë burime në Itali dhe Angli pretendojnë se Erikseni tashmë ka marrëveshje personale me Interin për një kontratë 4-vjeçare nga e cila do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon.

Megjithatë, Interi dhe Tottenhami s’po pajtohen për çmimin e futbollistit, pasi italianët kanë bërë ofertë 10 milionë euro ndërsa “Spursat” pretendojnë 20 milionë.

Këtu hyn në lojë PSG-ja, që është e gatshme t’i paguajë shumën e kërkuar nga Tottenhami por vendimin final për këtë lëvizje i takon Christian Eriksenit.

Kujtojmë që kontrata e Eriksenit me Tottenhamin skadon në qershor, por futbollisti dëshiron të largohet gjatë janarit dhe jo në fund të sezonit si lojtar i lirë.

Related posts

U RIKTHYE FUQISHËM NDAJ GENOAS/ Icardi barazon legjendën “Zikatër” me numrin e golave

Delo.autor

VIDEO/ 1 minutë e 10 sekonda “tiki-taka”, shikoni se si korçarët “hipnotizojnë” lojtarët e Partizanit

Q.Autor

BYLIS-PARTIZANI/ Predhë nga goditja e dënimit, vendasit zhbllokojnë sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment