Futboll Seria A Sport

MILAN NUK SHËNON PREJ 10 DHJETORIT/ Ibrahimovic tregon se çfarë i mungon ekipit

Zllatan Ibrahimoviç i kërkon Milanit që të vuajë për të siguruar rezultatet pozitive.

Suedezi nuk arriti të shënonte në rikthimin e tij ndaj Sampdorias (0-0) në “San Siro” pas 7 vitesh, por beson se do t’ia dalë në takimin e ardhshëm. 38-vjeçari thekson se ekipit i mungon besimi dhe agresiviteti në fushë.

Milani nuk shënon që prej 8 dhjetorit? Në fazën e fundit të lojës na mungon besimi dhe agresiviteti. Jemi pak të përqëndruar në zonën e kundërshtarit, duhet të kuptojmë se çfarë të japim nga vetja. Kam qenë këtu për 3-4 ditë dhe do ta ndihmoj Milanin në çdo mënyrë. Ju e shikoni që këtu mungon besimi.

Leao humbi rast të mirë për të shënuar? Ia shpjegova se çfarë lëvizje duhej të bënte dhe se si duhet të sillemi ne kur ai të marrë topin. Ne po punojmë dhe po stërvitemi, tani duhet të vuajmë. Normale që tifozët janë të pakënaqur me ne, sepse rezultatet nuk kanë qenë pozitive.

FILE PHOTO: Soccer Football - Serie A - AC Milan v Sampdoria - San Siro, Milan, Italy - January 6, 2020 AC Milan's Zlatan Ibrahimovic talks to Rafael Leao after the match REUTERS/Daniele Mascolo

Si e përjetova ndeshjen sot? Jam shumë i ekzaltuar. Doja që të shënoja, por të shohim për ndeshjen tjetër”, përfundoi Ibrahimoviç.

Related posts

E PAZAKONTË/ Janë në vendin e parë: Klubi i NJOHUR ITALIAN SHITET për vetëm 10 euro

Isa.Autor

FOTO/ Kjo që ka ndodhur në Bundesligë do t’ju habisë, gjyqtari mat penalltinë me hapa

Q.Autor

VLLAZNIA-LAÇI/ Të dyja ekipet synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment