Futboll La Liga Sport

PAS RINOVIMIT ME JORDY ALBAN/ Barcelona përgatit planin për të marrë veteranin madrilen

Rinovimi i Jordi Alba po merr formë dhe pritet që të arrihet marrëveshja mes palëve shumë shpejt. Gjithsesi te Barcelona po mendojnë të përforcojnë krahun e mbrojtjes me afrimin në skuadër të Filipe Luis, sipas spanjolles “Mundo Deportivo”.

Mbrojtësit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni me Atletico Madrid dhe është i lirë të hyjë në bisedime me klube të tjera që tani. Braziliani e ka lënë gjithçka në dorë të agjentit të tij, por Barcelona e pëlqen shumë 33-vjeçarin, që pavarësisht moshës ka treguar që luan ende në nivel të lartë dhe është i gatshtëm të përshtatet te katalanasit duke qenë se e njeh kampionatin spanjoll.

Luis ka qenë dy herë pranë transferimit te Barcelona dhe në të dy rastet operacioni ka dështuar. Ai nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë për fanellën “blaugrana”, madje për Messin tha se e meriton “Topin e Artë” më shumë se Antoine Griezmann, të cilin e ka shok skuadre.

Related posts

“ZOTI I FUTBOLLIT ËSHTË VETËM NJË”/ Messi përlot opinionistin italian me “magjinë” (VIDEO)

Delo.autor

LUFTA/ Ushtria ukrainase ka nevojë për armë, futbollisti i dërgon 75 mijë euro

Delo.autor

SHTATË FITORE RADHAZI NË AUSTRI/ Trajneri shqiptar festë të çmendur me ekipin në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment