Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MIQËSORJA E YJEVE/ Shqipëri-Itali sfida e parë, ja formacionet që do të zbresin në fushë

Do të startojë në orën 18:00, turneu i bamirësisë “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, mes brezit të artë të kuqezinjve të viteve 2000 dhe një kombëtare yjesh të Italisë, Greqisë dhe Turqisë.

Një event i organizuar nga sindikata e futbollistëve shqiptarë, teksa të gjitha të ardhurat e mbledhura nga ky organizim do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

Shqipëri-Itali do të jetë sfida e parë që do të zhvillohet në këtë turne. Kuqezinjtë do të përballen me të kaltërit që drejtohen nga trajneri Xhani De Biazi. Kjo do të jetë sfida e parë e De Biazit, kundër Shqipërisë.

SHQIPËRI-ITALI 

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Strakosha, Curri, Hasi, Dallku, Dede, Lala, Skela, Murati, Shaqiri, Rraklli, Tare. Trajner: Ilir Shulku.

ITALIA: Kimenti, Zakardo, Toneto, Kolonese, Markolini, Tomasi, Espozito, Perota, Paganini, Di Biaxho, Karbone. Trajner: Xhani De Biazi

Formacionet

GJYQTAR: Mario Shabajan

Related posts

CR7 KOPJOI FESTIMIN E SIMEONES/ Ish-mbrojtësi i Atleticos: Sjellja e pahijshme është arsyeja pse nuk…

Delo.autor

Pochettino ankohet: Andrea Agnelli i bëri presion gjyqtarit

Q.Autor

KANË PREKUR FUNDIT/ “Pancerat” vendosin REKORD NEGATIV historik në një vit kalendarik

Isa.Autor

Leave a Comment