Futboll La Liga Sport

DISFATA NË “KUPËN E MBRETIT”/ Ish-presidenti hedh “bombën”: Ja kush kthehet tek Real Madridi sezonin e ardhshëm

Ramón Calderón ka lëshuar “bombën” në Twitter, pasi Barcelona eliminoi Real Madridin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Ish-presidenti i bardhë shkroi: Kam një ndjenjë, dhe diçka më shumë, se sezonin e ardhshëm Mourinho do të ulet në stolin e Real Madridit“.

Sidoqoftë, pavarësisht fjalëve të ish-presidentit, interesat e trajnerit Jose Mourinho duket se përputhen me rikthimin në drejtimin e Real Madridit. Portugezi është afër një rikthimi, por tek Interi, klubi që drejtoi dhe me të cilin fitoi “tripletën”, përpara se të bashkohej me Real Madridin. Nostalgjinë për ngjyrat zikaltër, “Special One” e ka treguar hapur, në deklaratat e fundit publike: Interi ishte ekipi më i mirë, që kam drejtuar si trajner. Atje kam fituar gjithçka“.

Mourinho ka treguar se e do rikthimin në “San Siro” edhe gjatë një interviste me “La Gazzetta dello Sport”: Unë kam më shumë dëshirë se kurrë për t’u rikthyer aty. Interi është një klub, në të cilin ka angazhim total nga drejtuesit, ka njerëz që duan të punojnë me ndjeshmëri“.

Calderon, gjithashtu, kujton mungesën e Cristiano Ronaldos në Madrid: “Real Madridi luajti shumë më mirë se Barcelona dhe kishte shumë shanse për ta fituar ndeshjen. Është për të ardhur keq, sepse ai që do t’i kthente në gola tani jeton në Torino”.

Related posts

LIVE/ Derbi i Anglisë: Mbyllet ndeshja Manchester City-Manchester United. Rezultati 0-2

Delo.autor

DERBI I MERSEYSIDE/ Mbrojtja e Everton gabon, Salah nuk e fal (VIDEO)

Delo.autor

VJEN KONFIRMIMI/ Zbulohet stadiumi ku do luhet Superkupa e Europës

Delo.autor

Leave a Comment