Futboll Premier League Sport

MORI KARTON TË VERDHË PËR SJELLJE TË PAHIJSHME/ Deklarata pikante Mourinho: Unë u tregova i pasjellshëm, por me…

Humbja e parë e regjistruar për vitin e ri 2020 të Tottenham duket se nuk i ka lënë një shije të mirë trajnerit Jose Mourinho.

Gjatë ndeshjes ditën e djeshme ai u ndëshkua me karton të verdhë pasi shkoi në pankinën e Southamptonit dhe po shikonte se çfarë po shkruante njëri prej drejtuesve të skuadrës.

Fillimisht ai debatoi me ta pasi u anulua goli i Harry Kane, ku më pas iu afrua dhe stolit të skuadrës kundërshtare.

Gjyqtari i takimit e ndëshkoi teknikun me karton të verdhë për sjellje të pahijshme.

Por Jose Mourinho duket se nuk është i penduar fare për veprimin e tij por më e pikant ishte dhe deklarata e tij.

Ai tha për BT Sport: Unë isha i pasjellshëm. Por unë isha i pasjellshëm me një idiot. Unë e meritova qartë kartonin e verdhë”.

Skuadra e “The Special One” humbi me shifrat 1-0, një rezultat ky që e dërgon në vendin e 6 në renditje në kuotën e 30 pikëve.

Related posts

“JEMI TIFOZË TË LLASTUAR DHE DEMBELË”/ Flet Rudi Vata: Më besnikë kanë qenë ultrasit…

Delo.autor

FOTOT/ Humbja ndaj Newcastle “tërbon” Guardiola-n, kapet me kameramanin

F.autor

Liverpul nuk ndalet vetëm te Alison, kërkon “yllin” KROAT që shkëlqeu në Botëror

Isa.Autor

Leave a Comment