Futboll Sport

GURI: Kampionati ynë ka rritje, s’ka kuptim pa Tiranën e Vllazninë

Sindrit Guri është tashmë pjesë e kombëtares së drejtuar nga Panuçi. Në konferencën e zakonshme për shtyp, përpara ndeshjeve, ka qenë pikërisht shkodrani i zgjedhuri. Shqipëria do të luaj 2 ndeshje miqësore përballë Ukrainës dhe “vëllazëroren” me Kosovën. Guri ka komentuar formën e tij aktuale por nuk mund të mungonte edhe një koment për Vllazninë.

Për thirrjen në kombëtare

Ishte një hap i madh sepse erdhi ftesa në Kombëtare dhe më pas transferimi te Ostende. Ishte një vit i mirë për mua pasi tregova vlerat e mia ndërsa vitin që kaloi nuk kisha hapësirat e duhura. Kukësi duhet t’i japë më shumë hapësirë të rinjve. Unë e shfrytëzova momentin tim. Kombëtarja mund të ndikojë për mirë dhe duhet të japim maksimumin pasi e kemi për detyrë.

Për kampionatin vendas

Mendoj se kampionati shqiptar ka një rritje dhe kjo shihet edhe në Europë me performancat e Skënderbeut dhe Kukësit dhe dihet që edhe Kombëtarja është në rritje. Si unë si Abazaj që u transferuam në Belgjikë mendoj se ishin hapa të duhur dhe të bëjmë më të mirën. Unë jam sulmues dhe dua të luaj në sulm por në fushë do të jap atë që më kërkon trajneri.

Për Vllazninë

Të them të drejtën më vjen keq që Vllaznia ra nga Kategoria pasi ajo nuk është diçka e mirë për futbollin shqiptar, si edhe Tirana vjet. Kampionati shqiptar nuk ka bukuri pa Vllazninë dhe Tiranën.

Mesazhi për lojtarët

Duhet të ulin kokën e të punojnë më tepër dhe mos të merren me gjëra të tjera. Duhet të jenë të përqendruar te stërvitja dhe te gjërat që thotë trajneri

 

Related posts

“DUAM TË FITOJMË NË TRANSFERTË”/ Trajneri Daja: Ndaj Vllaznisë nuk është ndeshje revanshi

Delo.autor

XHAKA “NGUJOHET” PAS PËRPLASJES ME TIFOZËT/ Shokët e skuadrës i shkojnë në shtëpi

F.autor

Finalja e Chempions League/ Biletat me çmim të “kripur”, ja shifrat…

Sadik.Autor

Leave a Comment